Bojkoti qesharak i PD për 2-ditëshin, asnjë fjalë për vetingun e dështuar

Bojkoti qesharak i PD për 2-ditëshin, asnjë fjalë për vetingun e dështuar

15:49, 01/11/2021
A+ Aa A-

Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Alfred Rushaj, ka folur për mediat pas largimit nga mbledhja e Këshillit të Legjislacionit nga ana e deputetëve të PD-së.

Rushaj theksoi në fjalën e tij se maxhoranca refuzoi të shtynte mbledhjen me dy ditë, duke refuzuar që nismat e PD-së për ‘Zgjedhoren’ e ‘Territorialen’ dhe PS-së për zgjatjen e Vetingut të diskutoheshin të harmonizuarar, duke patur parasysh dhe efektin e kalendarit të punimeve.

Pra PD e bojkotoi seancën për dy ditë kohë, por nuk tha asnjë fjalë për vetingut dhe reformën në drejtësi.

Për këtë u kujdes socialisti Fatmir Xhafaj, i cili hodhi akuza të forta ndaj procesit të vetingut.

Ai tha se ndaj këtij procesi janë hedhur hije dyshimi ndaj duhet analizë e plotë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco