Lajmi i fundit

DOKUMENTI EKSKLUZIV/ Nis procedimi penal dhe hetimi për pasurinë e Erion Veliajt dhe familjarëve të tij

Lulzim Basha në pasqyrën me emrin Zoran Zaev

Lulzim Basha në pasqyrën me emrin Zoran Zaev

15:17, 01/11/2021
A+ Aa A-

Nga SYRI TV

Zoran Zaev është i pari lider në Ballkan, por edhe më gjerë që në më pak se 2 vite ka dhënë dy herë dorëheqjen nga posti i kryeministrit.

Pas daljes së rezultatit të zgjedhjeve lokale, Zaev njoftoi dorëheqjen e tij dhe të kabinetit, duke përkthyer rezultatin si mesazh, e madje hoqi dorë edhe nga funksionet brenda partisë së tij LSDM, duke i hapur rrugë kështu figurave të tjera për të udhëhequr vendin.

Por kjo nuk është hera e parë që Zaev jep dorëheqjen nga posti i kryeministrit. Në tetor në 2019-ës, Zaev dha dorëheqjen pak kohë pasi kishte marrë pushtetin, kjo pasi Bashkimi Evropian vendosi të mos çelë negociatat me Maqedoninë e Veriut dhe kjo jo se nuk ishin plotësuar kushtet, por për shkak të vetos së Bullgarisë.

Në një kohë që në Shqipëri hapej shampanja si sukses për çelje negociatash, edhe pse nuk kishte ndodhur, Zaev ndoqi një tjetër rrugë, duke iu drejtuar sërish qytetarëve për votëbesim nëse do të vijonte të udhëhiqte vendin.

Kjo dorëheqje e Zaev vjen pas 1 viti e gjysmë pasi ka fituar zgjedhjet e përgjithshme, kur në Qershor të 2020, Zaev fitoi me një rezultat të ngushtë dhe mbajti pushtetin në koalicion me BDI-në e Ali Ahmetit. Por ende pa u plotësuar 2 vite nga mandati i dytë, Zaev dha mbrëmë dha dorëheqjen.

Zoran Zaev po e jep dorëheqjen pas fitores në dy palë zgjedhje parlamentare, siç edhe kancelari i Gjermanisë, ndërkohë duket se e njëjta situatë nuk ndodh në Shqipëri ku kryetari aktual i Partisë Demokratike, Lulzim Basha pas humbjeve në 4 palë zgjedhje, jo vetëm që nuk dha dorëheqjen, por hoqi edhe nga statuti i partisë përgjegjësinë e kryetarit për humbjen dhe dhënien e dorëheqjes.

Kryetari i dorëhequr i Lidhjes-Social Demokrate, Zoran Zaev, mori postin e kryeministrit të Maqedonisë së Veriut për herë të më 31 maj të vitit 2017 pas zgjedhjeve të parakohshme parlamentare që u mbajtën në vitin 2016.

Ai në krye të qeverisë u zgjodh në koalicion me votat e të gjitha partive politike shqiptare pasi LSDM në zgjedhje ishte mundur nga VMRO-DPMNE me rezultat të ngushtë.

Gjatë këtij mandati Zaev mori përsipër vendime të rëndësishme, siç është ai me Greqinë për ndryshimin e emrit kushtetues të Maqedonisë së Veriut.

Pavarësisht akuzave dhe kritikave lidhur me këtë marrëveshje, por edhe negociatave më pas me Bullgarinë për marrëveshjen e fqinjësisë së mirë, që po ashtu konsiderohet si e dëmshme për interesat kombëtare maqedonase, Zoran Zaev fitoi edhe zgjedhjet e rregullta parlamentare, që u mbajtën në qershor të vitit 2020.

Por Zaev pas disfatës së partisë së tij në raundin e parë të zgjedhjeve lokale më 17 tetor kishte paralajmëruar dorëheqjen dhe menjëherë pas daljes së rezultatit, Zaev u hapi rrugën figurave të tjera për të forcuar partinë LSDM që do të vijojë te jetë në pushtet.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Miks 2 /11 / 202102/11/2021 12:58

I nderuar Syri.net. I keni bërë një analizë "epike" krahasimit te Lulzim Bashës me figuren e dorhequr te Km. te Maqedonise Zaev. Por Luzim Basha ka kohe qe nuk perfaqeson me as PD, as demokracine brenda PD, as rregullat statuore te PD. Ai po mbahet me "paterica "edhe ca kohë nga ambasadorja Yuri Kim ,por shume shpejt gjëra te reja kemi per të degjuar...

Fatmir Lohja01/11/2021 21:03

Njera nga te dy eshte marrok.Zaev jep doreheqje se humbi pushtetin vendirs.Basha e fal pushtetin vendors,me shtate pale qejfe,e thote se ketu jam vemtem une!?

Demokrati01/11/2021 16:42

Çfarë krahasimi bëni? Lulzim Basha nuk vlen as sa muti i Zaevit!!!

Shto koment

Denonco