Lajmi i fundit

LIVE/ Qytetarët tubim në mbështetje të liderit të opozitës, Sali Berisha

Romë/ Meta i kërkon mbështetje kreut të OBSH për pandeminë

Romë/ Meta i kërkon mbështetje kreut të OBSH për pandeminë

10:03, 01/11/2021
A+ Aa A-

Presidenti Ilir Meta ka pasur një takim me njërin nga zyrtarët më të famshëm të botës vitin e fundit, kreun e OBSH, z. Tedros Adhanom Ghebreyesus, të cilit ka kërkuar mbështetje konkrete për Shqipërinë.

Vetë Meta tregoi sot në FB se ku ndodhi takimi dhe çfarë u diskutua midis tyre:

“Një takim i ngrohtë në Romë me Sekretarin e Përgjithshëm të Organizatës Botërore të Shëndetësisë, Dr. Tedros Adhanom Ghebreyesus. Më njohu me konkluzionet thelbësore të Samitit të G20, që në fokus kryesor kishte pandeminë globale COVID-19 dhe rimëkëmbjen ekonomike.

E informova lidhur me pasojat e rënda të pandemisë në vendin tonë, veçanërisht për shëndetin dhe jetët e qytetarëve, për ndikimet thellësisht negative në ekonominë shqiptare, si dhe për hapat, që po ndiqen, për tejkalimin sa më parë të pasojave.

Shpreha interesin për një vëmendje më të madhe dhe mbështetje konkrete për Shqipërinë nga OBSH, kryesisht për sistemin tonë shëndetësor, për të bërë gjithçka duhet për mbrojtjen efikase të jetës dhe shëndetit të qytetarëve shqiptarë,” shkruan Meta.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco