‘Në këtë rrugë nuk shkëmbehen dot dy gomerë’, Rama kapet me qytetarët që e ironizuan

‘Në këtë rrugë nuk shkëmbehen dot dy gomerë’, Rama kapet me qytetarët që e ironizuan

09:46, 31/10/2021
A+ Aa A-

Kryeministri Edi Rama , ka publikuar në rrjete sociale një video me pamje nga rruga që të çon në Theth.

Sipas Ramës, ishte një kërkesë e kahershme e banorëve për bërjen e kësaj rrugë, gjë që Qeveria ua plotësoi.

“Mirëmëngjes dhe me rrugën e re të Thethit, një kërkesë e kahershme e banorëve punëtorë, po edhe një nevojë e vjetër tanimë e përmbushur për atë shembëlltyrë të bukur të turizmit malor, ngritur në vite me mendjen e artë e me duart e palodhura të banorëve të zonës, ju uroj një të diel të qetë”, shkruan Rama në rrjete sociale.

Nga ajo çfarë shihet në video rruga duket e ngushtë, tejet e vështirë për t’u shkëmbyer dy automjete të vogla dhe jo më autobuza me turistë.

Ky fakt është evidentuar në masë nga qytetarët, njërit prej të cilit Rama ka denjuar t’i kthejë përgjigje.

“Bravo zoti kryeministër por vetëm i bëni pak më të gjera. Apo ndoshta do filloni ti zgjeroni nga fundi i këtij mandate”, shkruan qytetari.

Rama është justifikuar se kështu janë rrugët turistike edhe në Zvicër, Gjermani apo edhe në Francë dhe është krenuar që e kanë bërë, pasi sipas tij deri dje ishte me gropa.

“Kur të shohësh rrugë më të gjëra turistike në Zvicër, Gjermani, Francë apo kudo tjetër, atëherë mund të bësh ironi me gjerësinë e rrugëve të reja turistike të Shqipërisë, te cilat deri dje ishin shtigje me gurë e me gropa”, është kundërpërgjigjur Rama, duke harruar se Shqipëria nuk është është as në standardet e Zvicrës, as të Gjermanisë dhe as të Francës në asnjë aspekt.

Por, sipas tij ne qenkemi njëjtë se Zvicra, Franca e Gjermania me rrugën turistike të Thethit.

Të shumta kanë qenë reagimet e qytetarëve për gjërësinë e rrugës.

Sipas qytetarëve, në atë rrugë nuk shkëmbehen dot dy gomerë dhe jo më dy makina.

“Se mos e bëje 1 metër më të madhe rrugën/ Po bën rrugë ku mezi shkëmbehen gomerët…..

Ç’janë këto rrugë pa standarde që nuk ndërrohen dy makina, dhe të duartrokasin shumë qesharake ….Shumë e gjërë kjo rruga… për biçikletat. Si ajo e Nivicës…

Po nuk shkohet në Theth me atë rrugë me makinë me telekomandë o zoti kryeministër pak më të gjërë rrugën. Nuk të mjaftuan parate apo te duheshin për satelitët?….kjo rrugë është një kalimshe? Si e ngushtë më duket. Po vija në mes që ndan dy korsitë e rrugës ku është?”.

Këto janë disa nga komentet e shumta të qytetarëve, të cilët kanë hedhur poshtë propagandën e Kryeministrit që në pikë të mëngjesit./CNA.al/

ImageImageImageImageImage

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco