Naftëtarët sërish në protestë: Rama s'mbajti premtimin, opozita hesht

Naftëtarët sërish në protestë: Rama s'mbajti premtimin, opozita hesht

10:35, 28/10/2021
A+ Aa A-

Naftëtarët e uzinës së përpunimit të naftës në Ballsh janë mbledhur sërish ditën e sotme në një tubim para uzinës ku kërkojnë që të zgjidhet më në fund situata e tyre.

Teksa ka kaluar një vit që nga protestat e mëdha ku kërkonin pagat e prapambetura, naftëtarët theksojnë se ndonëse paga e 12 tashmë është marrë, ende nuk është dhënë asnjë vendim-zgjidhje nga kryeministri Edi Rama në lidhje me fatin e tyre, siç edhe ju premtoi vetë personalisht një vit më parë.

Gjithashtu kryetari i Sindikatës së naftëtarëve, Sokol Dautaj i bëri thirrje dhe deputetëve të opozitës që të flasë për këtë çështje, ndërsa theksoi se kujtohen vetëm kur ka zgjedhje.

“Ende nuk ka një përgjigje për fatin e uzinës. Ka kaluar një vit. Paga e 12 është dhënë. Nuk ka asnjë vendim nga zoti kryeministër. Kishim shpresuar për një zgjidhje në kohe të shkurtër. Nuk kemi pasur kontakte me askënd edhe pse shpresonim zgjidhje në kohe të shkurtër. Paralel me rifillimin e punës, është edhe gjyqi që ne e kemi çuar në SPAK në tetorin e vitit të kaluar, pranë krimit ekonomik dhe në prokurorinë e Fierit. Janë rreth 340 vetë me gjyq dhe ndoshta duan që ky gjyq të shtyhet. Ne jemi me opsionin e rifillimit të punës, edhe pse është hedhur edhe ideja e demontimit. Duhet të flasin edhe deputetet e opozitës. Kur vijnë për vota sulen tek naftëtarët. Shpresojmë të ketë zgjidhje sa me parë se veç rafinerisë nuk ka asnjë mundësi tjetër”, tha Dautaj.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Ari28/10/2021 14:39

Naftetaret perseri po genjejne veten. Do u japin ca rroga dhe perseri do flen gjume. Ankohen ndaj atyre qe vet i votojne dhe pastaj qahen . Zgjidhjen e kane pasur vet ne dore ...

Shto koment

Denonco