VIDEO-SYRI TV/ Debate te ‘ekonomia’, Spiropali: Patronazhistët na çojnë drejt fitores

VIDEO-SYRI TV/ Debate te ‘ekonomia’, Spiropali: Patronazhistët na çojnë drejt fitores

15:34, 27/10/2021
A+ Aa A-

Krijimi i agjencisë së bashkëqeverisjes është miratuar në parim nga komisioni i ekonomisë. Hedhja në diskutim ka sjellë debate mes anëtarëve të opozitës të cilët e kanë krahasuar agjencinë me mënyrën si funksiononte aparati shtetëror në komunizëm. Përdorimi i administratës për këtë agjenci solli një paralelizëm me patronazhistët në zgjedhjet e 25 prillit, që sipas ministres Spiropali janë pika kryesore që çon drejt fitores në zgjedhje.

Nga SYRI TV

Komisioni i ekonomisë ka miratuar në parim agjencinë e bashkëqeverisjes, e cila do të koordinojë ankesat e qytetarëve dhe bizneseve kundrejt institucioneve. Ndonëse u miratua në parim, hedhja  e një hapi drejt krijimit të kësaj agjencie u shoqërua me debate në komision nga opozita duke e krahasuar me aparaturën shtetërore në komunizëm

Përdorimi i administratës për këtë agjenci solli një paralelizëm me patronazhistët në zgjedhjet e 25 prillit, që sipas ministres Spiropali janë pika kryesore që çon drejt fitores në zgjedhje

Nevoja për krijimin e kësaj agjencie vjen si pasojë e neglizhencës ndër vite të administratës për të zgjidhur ankesat  e qytetarëve dhe biznesit.  Kjo është pranuar edhe nga ish zv .kryeministri  Brace, ndërsa ka sjellë debat mes anëtarëve.

Agjencia e bashkëqeverisjes në bashkëpunim me institucionin e administratës shtetërore, heton të gjitha faktet dhe vlerëson të gjitha rrethanat e nevojshme për kontrollin e veprimtarisë administrative të institucionit të administratës shtetërore. Mes kompetencave kjo ajenci, gëzon edhe të drejtën e masave disiplinore për funksionarët e institucioneve që shkelin vendimet e saj me gjoba deri edhe në largim nga puna.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco