Lajmi i fundit

LIVE/ Protesta para bashkisë së Tiranës, qytetarët kërkojnë largimin e Veliajt

VIDEO/ Vasili: Inceneratorët, afera më e rëndë e Ramës. SPAK nuk vepron se është i kapur

VIDEO/ Vasili: Inceneratorët, afera më e rëndë e Ramës. SPAK nuk vepron se është i kapur

16:48, 24/10/2021
A+ Aa A-

Nënkryetari i LSI-së Petrit Vasili, në një intervistë në Edicionin e Pasdites me moderatoren Eneida Ndoci, në SYRI TV, foli për skandalet e qeverisë.

Vasili thekson se inceneratorët janë afera më e rëndë e qeverisë së Ramës. Ai shton se SPAK nuk po vepron sipas ligjit, por se drejtësia e re është e kapur.

'Inceneratorët janë afera më e rëndë e qeverisë Rama. Dosja e koncensioneve ka mbetur në stoket e SPAK-ut. Rama është pjesë e aferës, sepse do që të grabisë para.

Te inceneratori i Fierit ka shkelje haptazi, nuk janë pyetur qytetarët, është marrë tokë buke dhe u kompensua me para, është aferë kaq e rëndë korruptive. SPAK po bëhet po kaq fajtor, duke mos vepruar. Paratë e shqiptarëve janë vjedhur e kjo është e qartë.

Këto janë afera të qarta sa nuk ka ku të shkojë, por SPAK në vend se të ishte agresiv ndaj krimit e korrupsionit, po del se është më pas edhe se Krimet e Rënda, që janë konsideruar drejtësi e vjetër e ky është zhgënjim.

Drejtësia e re është e kapur dhe vepron me regji, është edhe në kolaps, sepse nuk ka gjykatë të vendit që të jetë e kompletuar. Drejtësia e re nuk është as e paanshme dhe as më e shpejtë nga se ishte, as profesionale nuk është. Reforma në drejtësi nuk rezultoi të jetë reformë për qytetarët, por doli mënxyrë për qytetarët e festë për pushtetarët', u shpreh Vasili.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco