Foltorja e Dibrës/ Qytetari reciton poezi për ish-kryeministrin: Sali Berisha nderi i trollit…U ka betu para zotit…

Foltorja e Dibrës/ Qytetari reciton poezi për ish-kryeministrin: Sali Berisha nderi i trollit…U ka betu para zotit…

17:24, 19/10/2021
A+ Aa A-

'Foltorja' e Dibrës ka mbledhur me qindar qytetarë në shesh të cilët kanë dalë për të pritur ish-kryeministrin Sali Berisha, në lëvizjen e tij për të hapur dhe të bashkuar PD dhe për ta nxjerrë atë forvcë të parë qeverisëse.

Një prej qytetarëve të pranishëm ka recituar para kamerave të SYRI TV një poezi të krijuar prej tij, ku e quan Berishën nderi i kombit, i cili është betuar para zotit për të punuar veç për të mirën e kombit.

Qytetari: Dua të përshëndes Syri Televizion se është syri i gjithë shqiptarëve në Shqipëri dhe diasporë.

Lëvizja e Sali Berishës është shumë e fuqishme. Sali Berisha është shpresa e Dibrës dhe popullit shqiptar këtej dhe andej kufijve.

Sali Berisha është themeluesi i PD dhe është i vetmi që do ta nxjerrë vendin nga varfëria që e ka zhytur Rama me rritjen e çmimeve.

Vendimi i Bashës është se u tërhoq vetë. I joni është prapë por jo të rrijë më para Sali Berishës, të rrijë prapa. Kur ai e lë vetë ne skemi çfarë ti bëjmë.

Dy fjalë kam për ti thënë:

Është Berisha nderi i trollit

Kundërshtar i korrupsionit

Ku ka luftuar trimi me çdo ngjyrë

Pa dallim feje e krahine

Kur është betuar Sali Berisha para zotit

Veç për të punu për të mirën e kombit...

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco