VIDEO/ Pedrazzi: Humbësi i madh i marketingut të Ramës janë shqiptarët e Shqipërisë

VIDEO/ Pedrazzi: Humbësi i madh i marketingut të Ramës janë shqiptarët e Shqipërisë

22:01, 12/10/2021
A+ Aa A-

I ftuar në A Show me moderatorin Adi Krasta në SYRI TV, gazetari dhe publicisti i njohur italian Nicola Pedrazzi ka komentuar artikullin e tij, ku theksonte se 'Rama na tregon ne italianëve Shqipërinë të cilën ne duam të shohim'.

Krasta: Artikulli shumë simpatik dhe i rëndësishëm, i ekuilibruar dhe më duket bindës. Ti e njeh Shqipërinë por a ka pasur sukses Rama në paraqitjen e një Shqipërie propagandistike në sytë e italianëve, një paraqitje që të kënaqte pritshmëritë e hijeve të ndryshme të nënkonshiencës popullore italiane?

Pedrazzi: Po e ka arritur dhe u tregua shumë i suksesshmë dhe i zoti. Në këtë fenomen nuk ka vetëm fenomene negative por edhe pozitive. Dimë që diaspora shqiptare ka vuajtur në fillimet e viteve ’90. Pastaj me kalimin e viteve këto steriotipe negative janë fashitur. Kryeministri Rama ka përhapur imazhin e shqiptarëve në Itali dhe në botë. Na tregon ne Shqipërinë se si do donim ne ta shikonim. Një Shqipëri që do të donim ta ndërtonim, pasi Italia ka investuar shumë në Shqipëri. Rama u shkon për shtat të gjithëve, të vegjëlve të mëdhenjë, të djathtëve të majtëve. Rama është ajo përralla që ne si vend fqinj do donim ta përjetonim.

Krasta: A ka gazetarë italianë që të kuptojnë këtë rrëfimin e këtij politikani shqiptar i cili ka sukses në shitjen e një narrative e tij sic thoni ju, por që nuk është realisht se si e paraqit ai, a ke pyetje ndaj vetes se çfarë kërkon nga Shqipëria reale.

Pedrazzi: Humbësi i madh i këtij marketingu janë shqiptarët e Shqipërisë sepse është si kombëtarja e futbollit, e cila ka lojtarë që luajnë në skuadrat e botës. Edhe Rama është një lider i shqiptarëve në botë. Por kur e gjykojmë si qeverisës i Shqipërisë, si janë zhvilluar edhe zgjedhjet herës e fundit, gëzon një mazhorancë të fuqishme. Shqiptarët e votuan por kjo nuk na bën të heqim dorë nga fryma jonë kritike kur ne kemi marrëdhënie me një qeveritar të huaj. Kritika ime është ndaj gazetarisë italiane kundrejt Edi Ramës. Duhet vëmendje ndaj qeveritarëve të huaj. Ti je gazetar dhe nuk mund të marrësh si burim informacioni një burim politik.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco