Lajmi i fundit

LIVE/ Kuvendi i Shqipërisë në seancë plenare

Berisha: Jam më i vendosur se kurrë! Rikthimi do jetë koha më e mirë së bashku

Berisha: Jam më i vendosur se kurrë! Rikthimi do jetë koha më e mirë së bashku

18:43, 12/10/2021
A+ Aa A-

Nga Foltorja e Kukësit, Sali Berisha u tha mbështetësve se ai është më i vendosur se kurrë në këtë rikthim.

“U siguroj se qëllimi i Foltores dhe ringritjes së PD është që ju të zgjidhni me votën e lirë atë që besoni dhe mendoni se ju udhëheq më mirë. Nga ana tjetër, ju garantoj se deri në minutën e fundit do bëj gjithçka, që rikthimi të jetë koha më e mirë e kaluar së bashku. Historia e ka faktuar këtë.

E kam betejë me të gjithë përkushtimin, besimin, forcën dhe atë çka unë besoj. Unë i qëndroj vendimeve të mia. Qëndrova 8 vite sepse u kisha thënë ju me dhjetëra herë se largimi im është pa kthim. Vendosa të kthehem në një moment që më dha një goditje që ishte pa asnjë fakt, pa asnjë bazë, përveçse një hakmarrje primitive e Soros dhe Edi Ramës. Rama deklaroi se e çrrënjosa Berishën dhe mirë bëra.

Unë kam pyetur veten pse ma bënë këtë: unë isha përballur me Soros, një armik i betuar i demokracisë në Shqipëri, por edhe i kombit. Sepse merrte proceset e Millosheviçit për copëtimin e Kosovës dhe e paraqiste si procesin e tij. Të gjitha i ka bërë në interes absolut të serbomadhit Aleksandër Vuçiç. Çfarë kisha bërë tjetër? Kisha denoncuar kapjen e drejtësisë. Prandaj vendosa të kthehem. Kështu që unë e kam me vendosmërinë më të madhe se kurrë,” tha ai.

Lideri historik demokrat, Sali Berisha komentoi nga Kukësi vendimin e përjashtimit të deputetit kuksiane Flamur Noka.

“Ka ndodhur një gjë e tmerrshme me ish-kryetarin. I ka hyrë një frikë e madhe nga ju. E ka kapë një frikë e tmerrshme nga ju. Nuk ju takon, merr vendime nga zyra. Të gjitha nga frika. Së fundmi tha e përjashtova edhe Flamur Nokën nga kjo detyrë. Por dy gjëra do u them: që në mënyrë absolute, as unë dhe askërkush nga ju nuk i ka faj për frikën që i ka hy. E ka vetë. Ato i ka vetë. Vetë është peng, i pashpresë ç’është e vërteta. Tani imagjinojeni: a mund të jetë zot shtëpie ai që ka frikë nga gratë e burrat e shtëpisë? Ai duhet të ikë sa më parë,” tha Berisha.

Nga Foltorja e Kukësit, një emigrant nga Londra e pyeti liderin historik demokrat, Sali Berisha se çfarë do bëhet me votën e emigrantëve. Sipas tij, 90 përqind e emigrantëve votojnë për PD-në, por atyre po u mohohet vota.

“Cila është e vërteta e qëndrimeve politike për votën e emigracionit dhe diasporës? E vërteta është kjo. Në vitin 2013, Edi Rama deklaroi se nuk futej në zgjedhje nëse lejohej të votonte emigracioni dhe diaspora. Mosfutja e tij në zgjedhje, krijonte një problem të madh për vendin. Në vitet e tjera, në çdo prag zgjedhjesh, kam kërkuar nga votuesit e PD që të bëjnë gjithçka për votën e emigracionit dhe diasporës. Në këto zgjedhje kam bërë të njëjtën gjë. Por të jap fjalën se zgjedhjet e ardhshme, kjo forcë politike do garantojë votën e emigrantëve. Të vetmit në Europë që nuk votoni, jeni ju. Sepse kanë frikë nga vota juaj,” tha Berisha.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco