VIDEO/ Berisha 'ndez' Kukësin: Rama nuk meriton as 8 ditë të qeverisë, PD do kthehet në parti e fitores

VIDEO/ Berisha 'ndez' Kukësin: Rama nuk meriton as 8 ditë të qeverisë, PD do kthehet në parti e fitores

17:36, 12/10/2021
A+ Aa A-

Ish-kryeministri Sali Berisha po zhvillon në Kukës 'Foltoren' e shtatë radhazi, bashkëbisedimi me demokratët për t'i rikthyer PD-së sovranitetin në vendimmarrje. 

Berisha akuzoi kryeministrin Edi Rama se në qeverisjen 8-vjeçare ka kaluar nga skandali në skandal, e ktheu Shqipërinë në vendin më të korruptuar në Europë dhe Botë, ndërsa shtoi e ai nuk meriton të qeverisë as 8 ditë. 

"Kata njerëz kanë qëndruar si viganë, të pamposhtur dhe janë më të vendosur se kurrë të rikthejnë fuqishëm PD-në si opozitë e pamposhtur e shqiptarëve. Ta kthejnë PD-në në parti të fitores së sigurtë në Shqipëri. Në emrin tuaj do t'i them Zografit Bis, Edvin, ndiqe këtë Foltore, kjo është punë burrash dhe jo punë pengjesh, burrash dhe grash të lira. 

Sot ne mblidhemi në këtë 'Foltore' për të diskutuar së bashku, për të vendosur së bashku, që t'i rikthejmë PD-së shpirtin e saj të lirisë, votën, forcën e atdheut, t'i rikthejmë demokratëve dhe demokrateve kudo që janë dinjitetin për të cilën ata sakrifikuan aq shumë në betejën për përmbysjen e komunizmit.

Ne mblidhemi në momente kritike për vendin në një kohë kur një njeri i cili ka kaluar në këto 8 vite nga skandali në skandal, ka kaluar në këto 8 vite me qeverisjen e tij duke e shndërruar Shqipërinë në delen e zezë të Ballkanit dhe Europës, duke e shndërruar në vendin e dytë më të korruptuar të botës, duke e shndërruar Shqipërinë në vendin më të pashpresë të Europës dhe planetin, në vendin e braktisjes masive nga të rinjtë dhe qytetarët e saj, duke e shndërruar në vendin e mjerimit të vërtetë. Jo 8 vite, por as 8 ditë nuk meriton Edi Rama që të qeverisë"

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco