Qytetarët sërish para Kryeministrisë, Lapaj: Një sukses e arritëm, çmimi i energjisë nuk u rrit

Qytetarët sërish para Kryeministrisë, Lapaj: Një sukses e arritëm, çmimi i energjisë nuk u rrit

17:43, 11/10/2021
A+ Aa A-

Shoqëria Civile është mbledhur sërish sot përpara Kryeministrisë në protestën kundër rritjes së çmimeve.

Gjatë fjalës së tij para kryeministrisë, Avokati dhe aktivisti Adriatik Lapaj u shpreh se nuk do të largohet nga sheshi derisa të ketë një reflektim nga ana e qeverisë.

Sipas Lapajt, me protestën e parë u arrit një sukses i parë, pasi çmimi i energjisë për konsumatorët, por edhe për bizneset e vogla, nuk u rrit.

Ndërsa i bëri thirrje politikës që të reflektojë dhe reagojë, Lapaj u shpreh se qytetarët duhet të dalin në protestë për vetën e tyre.

Lapaj: Ka pasur vetëm një deklaratë në lidhje me çmimin e energjisë që nuk do rritet për konsumatorët dhe bizneset e vogla. Ndryshe nga sa ishte thënë në fillim. Kjo nuk mjafton, pasi duhen masa për biznesin e vogël dhe atë të madh pasi produktet që ata prodhojnë reflektojnë në çmimin në treg.

Sot jemi edhe për çmimin e bukës, të çmimeve të shportës, çmimin e karburanteve, jemi për koncesionet, jemi për të kërkuar meritokraci, për të kërkuar drejtësi sociale dhe për të kërkuar që në këtë vend të marrë fund trazicioni ku palët ndahen nëpër kampe dhe qytetarët nuk konsiderohen.

Kjo është një protestë individuale dhe besoj se është e sinqertë. Çdo qytetar që e ndjen të protestojë le ta bëjë.

Gjithmonë do ketë debate, më thoni kush është formula për protestë pa debate.  Unë i kam marrë parasysh këto. Misioni është që çdo qytetar duhet të reagojë për veten.

Unë nuk i lë gjërat në mes, nuk do them sa sukses do ketë, por një sukses të parë e kemi, çmimi i energjisë nuk do rritet. Unë gjerat në mes nuk i lë. Unë isha i pari që e nisa dhe do jem i fundit që do ta bitis.

Unë kam në dorë përpjekjen time të sinqertë. Nuk iki nga ky shesh derisa të kemi reagim edhe për këto pikat e tjera dhe politika ti vërë gishtin kokës.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco