Berisha e akuzoi për ‘qese të madhe’ në 2001, Klosi e mohon por flet për ‘valixhe me lekë’

Berisha e akuzoi për ‘qese të madhe’ në 2001, Klosi e mohon por flet për ‘valixhe me lekë’

22:25, 01/10/2021
A+ Aa A-

Nga “Foltorja” e Shkodrës e organizuar nga Sali Berisha, ish-kryeministri akuzoi edhe ish-kreun e SHISH-it, Fatos Klosi, mbi manipulimet zgjedhore në vitet 1997-2002.

Në fjalën e tij para mbështetësve shkodranë, duke marë si shembull për zgjedhjeve të vitit 2001, Sali Berisha akuzoi se “nuk e kishim klimën në favor”.

Një demokrat kapi në një klub Fatos Klosin duke dorëzuar një qese të madhe një vëzhguesi, po edhe unë i çoj fjalë, i them, ose ti je agjent i Klosit ose i korruptuari i Klosit, po e qepe gojën për këto zgjedhje, të gjitha fotot do të dalin” tha ai.

Por versioni i Klosit për këtë ngjarje është mohuar nga ish-kreu i SHISH-it, duke e cilësuar mashtrim, por në fund përmend ‘çantë me lekë’.

‘Për mua ka shpifur gjithë jetën. Ja ka fut kot, e ka bërë gjithmonë, edhe para disa muajsh, kjo është hera e parë që e dëgjoj këtë histori, çantën me lekë’, u shpreh Klosi për mediat.

‘Nuk ka gjë me mua, gjithë problemi është që të gjejë argumente që PS ka blerë vota dhe përmend emrin tim që mbase besohet që SHIK-u e ka më kollaj për të ndarë lekë. Janë gënjeshtra. Ai ka dalë në komision parlamentar dhe ka gënjyer nga fillimi në fund. Kjo histori është hera e parë që e dëgjoj, është nga këto të rejat’ tha ai.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco