Lajmi i fundit

PIRANJAT/ Me Florian Binaj dhe Dojna Mema

'Foltorja' ndalet sot në Shkodër, vijon mbledhja e firmave për Kuvendin

'Foltorja' ndalet sot në Shkodër, vijon mbledhja e firmave për Kuvendin

10:12, 01/10/2021
A+ Aa A-

Ditën e sotme në orën 18:00 në Kinema Milenium, ish-Kryeministri Sali Berisha do të zhvillojë në Shkodër takimin e 5-të me bazën e Partisë Demokratike, pas vendimit të kryedemokratit Lulzim Basha për përjashtimin e tij nga grupi parlamentar.

Lideri historik i PD fton demokratët të bëhen e pjesë e “foltores për një Parti Demokratike më të bashkuar dhe më të fortë”.

Ish-Kryeministri ka nisur gjithashtu mbledhjen e 1500 firmave për të thirrur mbledhjen e Kuvendit Kombëtar.

Edhe Kryetari i FRPD në Shkodër, Arvit Bushati, do jetë i pranishëm në Foltoren e organizuar nga ish-kryeministri Sali Berisha ditën e premte ora 18:00 në Kinema Millenium.

‘Mendoj se ka ardhur koha që një serë diskutimesh e debatesh të hapen brenda rradhëve tona, në mënyrë që pas këtij procesi të jemi edhe më të fortë në përballjen tonë kryesore, atë me Edi Ramën’, shkruan Bushati në Facebook.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shqiptari01/10/2021 10:40

TE GJITHE DEMOKRATET E SHQIPERISE TE BRAKTISIN ARTISTIN E RAMES, TE BRAKTISIN NEVOJTOREN DHE TE MBESHTESIN FUQISHEM KAUZEN DEMOKRATIKE TE DR. BERISHES, TE MBESHTESIN FOLTOREN!

Shto koment

Denonco