Lajmi i fundit

PIRANJAT/ Me Florian Binaj dhe Dojna Mema

Tensionet për targat: S’ka ujdi mes palëve, bisedimet vijojnë edhe sot

Tensionet për targat: S’ka ujdi mes palëve, bisedimet vijojnë edhe sot

10:32, 30/09/2021
A+ Aa A-

Takimet në Bruksel për zgjidhjen e konfliktit për targat në veri të Kosovës, përfunduan pa një marrëveshje.

Pas bisedimeve të zhvilluara me përfaqësuesin e posaçëm të BE-së, Miroslav Lajçak, por edhe të dërguarin e SHBA-së, Gabriel Escobar, kreu i delegacionit të Kosovës, z. Besnik Bislimi njoftoi se ishin pranë dakordësisë për një draft-marrëveshje, e cila ndër të tjera parashikonte tërheqjen e njësive speciale dhe barrikadave që nga e shtuna dhe vendosjen e trupave të KFOR në pikat kufitare.

Megjithatë, zëdhënësi i BE-së, Peter Stano, por edhe ambasada amerikane në Kosovë, sqaruan menjëherë më vonë se bisedimet po vazhdonin dhe se nuk ishte arritur ende një marrëveshje.

Pala serbe, e cila ka vijuar bisedimet me zyrtarët e BE deri në orët e vona të së mërkurës, nuk dha asnjë deklaratë pas përfundimit të takimeve, por u bë e qartë se nuk e mbështeste draft-marrëveshjen. Burime të BE-së thanë se bisedimet do të vazhdojnë të enjten, edhe pse shefi i delegacionit të Kosovës, u largua nga Brukseli gjatë mbrëmjes.

Sipas burimeve, Bislimi mund të marrë pjesë në bisedime përmes lidhjeve video. Sipas asaj që u bë e ditur të mërkurën në Bruksel, teksti i draft-marrëveshjes me të cilën është pajtuar pala e Kosovës, parashikon që në një fazë kalimtare prej gjashtë muajsh targat e automjeteve të mos hiqen dhe ndërrohen, por vetëm të mbulohen me një letër ngjitëse. Një grup pune do të krijohej për t’i dhënë zgjidhje përfundimtare mosmarrëveshjeve.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shqiptari30/09/2021 10:57

Këto debate që shkaktojnë serbët për targat nuk kanë lidhje fare me debate apo konflikte gjeo-politike, por kanë degjenuar në ca zënka dhe inate kalamajsh inatçorë, të pabindur e arrakatë nga pala serbe!!!! Presidenti i Serbisë duke e ditur fare mirë që Kosova tashmë është një Republike e Pavarur dhe Shtet Sovran, që nuk ka asnjë lidhje me Serbinë, po mundohet të mbajë ndezur zjarrin e një nacionalizmi fals, sa për të marrë votat e ekstremistëve idiotë që akoma mendojnë se mund ta mbajnë Kosovën! Na ana tjetër Vuçiqi po e përdor "Kartën" e Kosovës, për të rritur sa më lart çmimin dhe përfitimet politiko-ekonomike të pranimit të një marrëveshje! Çdo lëshim apo tërheqje e tij nga kjo strategji korruptive do t'ia ulte reputacionin e pushtetit të tij dhe do të përkthehej në uljen e numrit të votave në zgjedhjet që po vijnë!!!

Shto koment

Denonco