Rama përgatitet të shtypë protestat/ Qeveria autorizon Gardën të përdorë lëndë kimike neuroparalizuese

Rama përgatitet të shtypë protestat/ Qeveria autorizon Gardën të përdorë lëndë kimike neuroparalizuese

22:08, 29/09/2021
A+ Aa A-

Edi Rama po përgatitet ti shtypë protesta e ardhshme, pasi qeveria e tij ka miratuar përdorimin e armatimeve, lëndëve paralizuese dhe pajisjeve të tjera për përdorimin e forcës nga garda e republikës së Shqipërisë.

VKM-ja e miratuar nga qeveria shqiptare, parashikon që Garda të pajiset me armatim të ri, duke përfshirë këtu edhe të lëndëve kimike neuroparalizuese.

Po ashtu, ligji i datës 1.12.2003, për pajisjen e punonjësve të Gardës së Republikës së Shqipërisë me armatim dhe mjete teknike të posaçme shfuqizohet duke i lënë vend vendimit të ri.

Vendimi:

Miratimin e llojeve të armatimit, të lëndëve neuroparalizuese, të mjeteve dhe të pajisjeve të tjera kufizuese, për përdorimin e forcës nga garda e republikës së Shqipërisë.  Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 2, të nenit 62, të ligjit nr.33/2021, “Për Gardën e Republikës së Shqipërisë”, me propozimin e ministrit të Brendshëm, Këshilli i Ministrave

VENDOSI:

1. Miratimin e llojeve të armatimit, të lëndëve neuroparalizuese (lëndë kimike për kontrollin e turmave), të mjeteve dhe të pajisjeve të tjera kufizuese, për përdorimin e forcës nga Garda e Republikës së Shqipërisë, sipas tekstit të lidhjes nr.1, që i bashkëlidhet këtij vendimi dhe është pjesë përbërëse e tij.

2. Deri në rinovimin e plotë të armatimit, strukturat e Gardës së Republikës së Shqipërisë përdorin armatimin e pajisjet aktuale.

3. Vendimi nr.830, datë 1.12.2003, i Këshillit të Ministrave, “Për pajisjen e punonjësve të Gardës së Republikës së Shqipërisë me armatim dhe mjete teknike të posaçme”, i ndryshuar, shfuqizohet.

4. Ngarkohen Ministria e Brendshme dhe Garda e Republikës së Shqipërisë për zbatimin e këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Daj Jaku29/09/2021 23:51

Ky ja kalon hitlerit dhe enverit bashkë, është i çmendur.

Shto koment

Denonco