Vrasja e efektivit/ Karamuço: Ngjarja ka shokuar opinionin, policia po ndiqet nga bandat

Vrasja e efektivit/ Karamuço: Ngjarja ka shokuar opinionin, policia po ndiqet nga bandat

16:49, 29/09/2021
A+ Aa A-

Profesori i Kriminologjisë në Fakultetin e Drejtësisë, Ervin Karamuço, në një intervistë në Syri Tv me moderatoren Armela Ferko, foli për vrasjen e efektivit Saimir Hoxha nga ana e 21-vjeçarit Aldi Rama.

Karamuça thekson se ngjarja ka shokuar opinionin publik, duke shtuar se policia po ndiqet nga bandat.

“Policia po ndiqet nga bandat. Ngjarja ka shokuar opinionin publik. Shteti është për faqe të zezë. Ngjarja është preludi i shpërthimit të një bombe sociale, që është akumuluar prej kaq shumë vitesh, kemi pasur familje me probleme, me mllef, që kanë akumuluar tek fëmijët, që janë rritur me këto gjëra dhe rriten me modelet e vrasësve, janë modelet e Toni Montanës, prandaj ka degraduar dhe vijmë në ditën që rinia vret efektivin.

Ngjarja u zbardh me shumë vonesë. Problem është fakti se qytetarët lëvizin me armë lirshëm. Policët nuk e kanë parashikuar se do të hapej zjarr. Mungon vigjilenca e policëve ndaj kriminelëve. Policia duhet të jetë më serioze në mbrojtjen e jetës. Ministria e Drejtësisë duhet që të vendosë SHÇBA si të pavarur dhe jo brenda MB-së. Nuk duhet të ndodhë më që të ketë dëshmorë të tradhtuar. Nuk e kuptoj sesi Ardi Veliu ndodhet akoma aty, duhet të japë dorëheqjen. Luftën me drogën e bandat e kanë të humbur”, u shpreh Karamuça.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco