Gjipali: Ballkani i Hapur jo në linjë me Procesin e Berlinit, vetoja bullgare rrezikon integrimin

Gjipali: Ballkani i Hapur jo në linjë me Procesin e Berlinit, vetoja bullgare rrezikon integrimin

19:32, 28/09/2021
A+ Aa A-

Drejtori i “European Movement – Albania”, Gledis Gjipali, në një intervistë me Skype në emisionin Ora 19 me moderatoren Juli Krisafi foli për procesin e integrimit të vendit tonë në BE.

Gjipali thekson se Ballkani i Hapur nuk është në një linjë me Procesin e Berlinit, duke shtuar se vetoja bullgare rrezikon integrimin.  

“Vetoja bullgare rrezikon integrimin. Shqipëria, që nuk ka lidhje me konfliktin mes Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë nuk ka pse të pengohet, do ishte mire të distancohet Shkupi nga Tirana. Ballkani i Hapur jo në linjë me Procesin e Berlinit. Nuk e di sesa kancelari i ri gjerman do të merret me Ballkanin e nëse do e ketë prioritet.

Janë dhënë 30 miliardë euro për Ballkanin Perëndimor. Ne jemi në një ngërç në procesin e integrimit, edhe Serbia e Mali i Zi janë në vend numëro, edhe pse kanë 7-8 vjet që kanë nisur procesin e integrimit. Është herët për të folur për anëtarësimin, se jemi shumë vjet mbrapa”, deklaron Gjipali.

   

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco