VIDEO/ Domgjoni: S’ka Ballkan të Hapur me tanke në kufi, të shtohen trupat amerikane në Kosovë

VIDEO/ Domgjoni: S’ka Ballkan të Hapur me tanke në kufi, të shtohen trupat amerikane në Kosovë

18:13, 28/09/2021
A+ Aa A-

Avokati nga Kosova, që jeton në Amerikë, Ardinez Domgjoni, në një intervistë në Skype me moderatoren Arnela Ferko në Syri Tv, foli për zhvillimet në Kosovë.

Domgjoni i ka dërguar letër kongresmenëve amerikanë për të zgjidhur çështjen e Kosovës. Ai shton se nuk mund të ketë Ballkan të Hapur me tanke në kufi dhe se trupat amerikane në Kosovë duhet të shtohen.

“Për krizën në Kosovë, Amerika ka rol kryesor. Lobi serb më herët ka qenë shumë i fuqishëm këtu në SHBA. I kam dërguar letër kongresmenit Cortez. Duhet të shtohet numri i trupave amerikane në Kosovë. S’ka Ballkan të Hapur me tanke në kufi. Kam kërkuar edhe takime me kongresmenë e urojmë që trupat amerikane të dyfishohen në Kosovë, që aktualisht janë 6 000 trupa amerikane në territorin e shtetit të Kosovës.

Amerika ka probleme të tjera në botë dhe ndaj nuk e ka pasur vëmendjen veç në Kosovë. Serbia është aleat i Rusisë e shqiptarët janë pranë Amerikës e ndaj SHBA duhet të mbështesë Kosovën e neve shqiptarëve. Faktori ndërkombëtar duhet të ushtrojë presion mbi shtetin agresor që në këtë rast është Serbia e jo Kosova”, u shpreh Domgjoni.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco