Vrasja e policit në Lezhë, Çuçi: Dora e zezë që shtiu ndaj tij do të marrë ndëshkimin më të ashpër

Vrasja e policit në Lezhë, Çuçi: Dora e zezë që shtiu ndaj tij do të marrë ndëshkimin më të ashpër

14:36, 28/09/2021
A+ Aa A-

Ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi, ka reaguar për vrasjen e efektivit të policisë në Lezhë.

Në një postim në facebook, ai thotë se është tronditur nga lajmi i kobshëm i vrasjes së oficerit të Policisë së Shtetit në Lezhë, Saimir Hoxha.

"Nuk ishte dashur që Policia e Shtetit të kishte një tjetër dëshmor në luftën e saj të vazhdueshme me paligjshmërinë. Dora e zezë që shtiu kundër tij do të marrë ndëshkimin më të ashpër sipas ligjit" deklaron Çuçit.

Çuçi thotë se Policia e Shtetit po bën gjithçka duhet në një operacion të gjerë për kapjen e autorit.

"Sado të kërkoj me kujdes fjalët për të shprehur ngushëllim për familjen Hoxha, zor se mund të gjej të atë të duhurën për të zbutur sadopak peshën e rëndë të këtij akti kriminal. Kurajo dhe forcë brenda vetes! Lufta me krimin është e vazhdueshme dhe kurrsesi që ne nuk do të dorëzohemi përballë askujt. Kurrë!"

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco