Themelohet një fraksion i ri brenda PD, nga Fatbardh Kadilli, Artan Hoxha, Ivi Kaso, Enno Bozdo...

Themelohet një fraksion i ri brenda PD, nga Fatbardh Kadilli, Artan Hoxha, Ivi Kaso, Enno Bozdo...

12:43, 28/09/2021
A+ Aa A-

Ndërkohë që lëvizja e e themeluar nga themeluesi  historik i PD-së Sali Berisha ka intensifikuar aktivitetin e saj nëpër Shqipëri këtë të martë brenda radhëve të PD-së është themeluar një fraksion i ri.

Ashtu siç kishte paralajmëruar mbrëmë të “Çim Peka live”, Fatbardh Kadilli, ka prezantuar paraditen e sotme një lëvizje të re brenda Partisë Demokratike, e cila është pagëzuar me emrin “Iniciativa Demokratike”.

Ajo do të funksionojë si një fraksion brenda radhëve dhe filozofisë së PD.

“Në përputhje të plotë me statutin e PD, shpallim krijimin e një nisme të re, e pangjashme dhe e pashfrytëzuar më parë. Këtë mundësi na e jep statuti, për të shfrytëzuar talentet e pashfrytëzuara të kësaj partie. Në sjellim ide, për një mendim të ri politik, për një aksion të ri politik. Kjo strukturë është vetëvepruese, nuk merr porosi, por qëndron brenda kuadrit dhe filozofisë së Partisë Demokratike. Ne kemi vendosmërinë, guximin, pastërtinë të përballemi me të keqen, brenda dhe jashtë nesh. Qëllimi është një Shqipëri e drejtë dhe konkuruese”, deklaroi në fjalën e e tij mes të tjerave Fatbardh Kadilli, i cili është shfaqur hapur kundër kryetarit Basha të cilin e sfidoi edhe për postin në zgjedhjet e fundit.

Pas Kadillit fjalën e kanë marrë edhe Ivi Kaso, Artan Hoxha, Enno Bozdo dhe disa figura të tjera demokrate.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Fiqiret28/09/2021 17:09

Filloi loja e Bashes ! Nje kundervenie e aksionit politik te ndermarre nga Berisha.

Shqiptari28/09/2021 16:40

FATBARDH KADIU (ALIAS KADILLI) ISH-ANTARI I BORDIT DREJTUES TË SHOQATËS "MJAFT" TË LALI PLEHUT, NUK BËN AS PËR RECEPSIONIST TEK DERA E SELISË SË PARTISË DEMOKRATIKE!!! PROBLEMI TJETËR I KËTIJ FRAKSIONI ËSHTË, QË TË PAKTËN NGA SA I KEMI NDJEKUR SECILIN PREJ KËTYRE NËPËR DALJET PUBLIKE DHE DEBATET TELEVIZIVE, ASNJËRI NUK KA ASNJË QASJE TEK TJETRI NË ASNJË ASPEKT POLITIK, IDEOR APO QASJE PIKËPAMJESH DHE METODASH!!! NUK E DI SE ÇFARË I BASHKON KËTA NË KËTË FRAKSION!!!!

tirana28/09/2021 15:27

Personalisht une do te mendoja se themelimi i ketij Fraksioni brenda PD-se , eshte nje nga lajmet me te bukura dhe me te rendesishme te Pluralizmit shqiptar , pas krijimit te Partise Demokratike ne vendin tone . Egzistenca e nje apo me shume fraksioneve brenda nje partie politike do te thote se ne ate parti ka me te vertete shume mendime dhe platforma te ndryshme politike mbi zhvillimin e shoqerise ne vendet demokratike . Gjithashtu gjykoj se kete fenomen Doktori duhet ta kishte lejuar ( pergjegjesia e tij ne kete rast eshte shume e madhe ) qe me daljen ne skene te Aleances Demokratike ne vitin 1992 , ç'ka do ta bente PD-ne me te hapur ndaj shume intelektualeve te veteofruar te te gjitha fushave ekonomike e politike me kontribute te vyera ne fitoret elektorale dhe te qeverisjes se partise demokratike ne 13 vitet e saj . Sa i takon emrave te veçante te personave qe kane shpallur kete fraksion , i uroj pune te mbare duke i vleresuar si mjaft te suksesshem ne punen e tyre intelektuale ne kuader te programit te partise dhe qeverise demokratike .!!!!!!

Korabi28/09/2021 14:31

Hajde fraksjon hajde,do ti kishin zili edhe bashkimet profesjonale te Ramiz Alis ne 91.I biri i prokurori,spiuni i sigurimit,bredhsi ne disa parti ,shume i votuari ne te gjithe shqiperi me 600 vota.Gelltit nje lug corb e vjelle tan jeten.Kaq per sote,dite tjeter do ti publikojm faktet.

Demok28/09/2021 14:10

O vegla te komunizmit. O spiuna. O njerez ordinere. Kush nga ata qe jane ne foto eshte talent i pashfrytezuar ne PD? Te gjithe e keni mjele PD. Zoti ju meshiroft te gjithe.

Shto koment

Denonco