VIDEO/ Xhemollari: Vit i ri me problematika të vjetra! 22 shkolla në Tiranë mësim me 4 turne

VIDEO/ Xhemollari: Vit i ri me problematika të vjetra! 22 shkolla në Tiranë mësim me 4 turne

17:26, 27/09/2021
A+ Aa A-

I ftuar në Edicionin e Pasdites në SYRI TV me moderartoren Armela Ferko, Rigels Xhemollari nga qëndresa qytetare, ka folur mbi fillimin e vitit të ri shkollor, por të trashëguara me problemet e vjetra.

Xhemollari theksoi se ky vit nuk është aspak një nisje siç duhet të ishte nisja e një vitit shkollor normal. 

Xhemollari: Sot duhet të ishte dita për ti uruar suksese dhe një vitë të mbarë të gjithë nxënësve të mësimit paraunivrsitar të cilët kanë nisur jetën e tyre brenda shkollave. Nga pamjet që ju servirët dhe nga kronikat e gazetarëve të SYRI TV, dhe nga informacione që kemi nuk është aspak një nisje siç duhet të ishte nisja e një vitit shkollor normal.

Së pari çështja e skenareve e ka trazuar të tërë jetën e familjeve të cilët janë prindër të dy apo dhe më shumë fëmijëve, të cilët duhe të planifikojnë sësi të transportojnë fëmijët në shkolla, ku njëri ka turnin e parë, pastaj turnin e dytë. Njëri nga prindërit duhet të lërë punën pasi për ndryshe nuk i dilet.

Ilustruar edhe me pamjet e trafikut atherë bëhet tërësisht e pamundur.

Kemi 22 shkollla në Tiranë që tashmë janë shndërruar në shkolla me 4 turne, pasi më herët mësimi është zhvilluar me 2 turne. Këto 22 shkollla strehehojnë mijëra nxënës.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco