Ish-ministri i Ramës kundër 'non grata' për ish-kryeministrin Berisha: Lajm i keq për vendin!

Ish-ministri i Ramës kundër 'non grata' për ish-kryeministrin Berisha: Lajm i keq për vendin!

17:57, 25/09/2021
A+ Aa A-

Ish-ministri i Jashtëm Ditmir Bushati ka komentuar vendimin e DASH ndaj ish-kryeministrit Berisha, duke e quajtur ‘një lajm i keq për vendin’.

Sipas Bushatit bëhet fjalë për një njeri që ka drejtuar Shqipërinë qoftë në pozicionin e presidentit apo kryeministrit, por kjo mund të jetë një mësim i hidhur për të gjitha klasën politike në vend.

Gjithashtu Bushati ka folur edhe për zhvillimet në PD, ku ka vkerësuar se debatet e brendshme në PD dhe çdo forcë tjetër duhet të jenë të shëndetshme.

Si e pritët vendimin e shpalljes “non grata” të Sali Berishës?

Është një lajm i keq për vendin, ndonëse sanksioni është individual, bëhet fjalë për një njeri që ka drejtuar Shqipërinë qoftë në pozicionin e presidentit apo kryeministrit. Mund të jetë edhe një mësim i hidhur për të gjitha klasën politike në Shqipëri.

Po vendimin e Bashës për ta përjashtuar nga grupi i PD?

Vendimet janë vendimet të PD, nuk kam dëshirë t’i komentoj. Dua të them se debatet në PD dhe çdo forcë tjetër duhet të jenë të shëndetshme. Sa më e shëndetshme të jetë opozita, aq më shume ka garanci që qeverisja të jetë më e mirë dhe më e përgjegjshme. E them i bindur që sa më shpejt të marrë veten PD, aq më mirë do të jetë për PS dhe për fatet e qeverisjes së vendit, në të kundërt do na duhet të forcojmë shumë sistemin tonë imunitar. Ndoshta nuk jemi mësuar me kulturën e debatit e pikëpamjeve të kundërta edhe brenda forcave tona politike, jam partizan i zhvillimit të debateve ballafaqimit të platformave dhe një rezultati sa më konsolidues.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco