Vendimet e Bashës do i kishte zili dhe Maoja dhe Enveri

Vendimet e Bashës do i kishte zili dhe Maoja dhe Enveri

17:06, 24/09/2021
A+ Aa A-

Nga Klodian Tomorri

Dhe akullorja vazhdon

Këtë tezën që votimi kundër kryetarit nuk lejohet kur kryetari ka marrë vendim të drejtë do ta kishin zili edhe Maoja, Stalini dhe Enveri bashkë. Kjo është kryevepra e akullores.

David Cameron bëri mrekulli ekonomike në Britani. E mori vendin me deficit 11 për qind të PBB dhe recesion të thellë ekonomik. Ne vetëm dy vjet e çoi deficitin 2 për qind dhe e bëri Britaninë vendin me rritje më të shpejtë ekonomike në Europë.

Por partia e imponoi të hynte në referendum. Me detyrim. Prapë ai qëndroi në anën e drejtë, nuk bëri kompromis. Luftoi për ta mbajtur Anglinë në BE. Nuk e mbajti dot, ra në betejë.

Në anën e drejtë të historisë ishte deri në fund. Por e palosën. Humbi referendumin dhe iku në punë të vet. Nuk tha që unë mora një vendim të drejtë, por iku. Tani merret me një fondacion për alzeheimerin.

Udhëheqësi ikën edhe kur merr vendim të drejtë, nëse votuesit mendojnë se duhet të ikë. Nuk ka forcë që mund të shtypë votën dhe të drejtën e njerëzve për të votuar. Edhe kur vota është e gabuar.

Për një arsye shumë të thjeshtë. Në demokraci udhëheqja buron nga vota. Se edhe unë mund të them tërë ditën që jam udhëheqës, por kjo është ta kapësh akulloren nga krahu tjetër pastaj. Kaq e thjeshtë është.

Nuk ka udhëheqje pa votë. Se me këtë stil, Rama nesër thotë s’ka zgjedhje se unë jam 2 metroshi më i mirë, më i ndershëm dhe më i bukur në botë.

Si t’ia bëjmë pastaj?

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Daj Jaku24/09/2021 23:36

Ne jo vetëm nuk mund të krahasohemi me Cameron por as me Kamerunin nuk afrohemi. Si enveri dhe edveri urrejnë popullin shqiptar dhe nuk kanë pasur e nuk kanë as më të voglën ndjenjë kombëtare ose përkatësie. Këta lloj autokratësh preferojnë përfaqsuesit e komunitetit ndërkombëtar për komoditetet e tyre e për të kënaqur interesat e tyre personale. Kur nuk i intereson Shqipëria (anti)shqiptarit enver o edver qoftë, do ti dhimset ameriqenit apo sërbit?

Balo Benca24/09/2021 22:45

Ore Tomorri,eja mo në Shqipëri se u mbeti bytha në avion dhe mëndja në Washington.... Boll me krahasime pa kuptim,vetëm ftesa në duel është veçori shqiptare...të tjerat janë pordhë... Ti e di ,por se pse të pëlqen të pjerdhësh....?!

tirana24/09/2021 17:20

E para Cameruni ishte anglez dhe jo shqiptar , i rritur ne nje ambient me 400 e sa vjet demokraci dhe parlamentarizem ... . E dyta Camerunit nuk i vjedh kush votat ; kesisoj kjo pune mendoj se nuk ka te krahasuar ....????!!!!

Shto koment

Denonco