Lajmi i fundit

Lek me thasë/ SPAK sekuestron bizhuteri, ora Rolex, makina dhe miliona euro

VIDEO/ ‘Dëmshpërblimi nga tërmeti’, banorët e Floqit me lotë në sy: Shteti u tall  me fatkeqësinë tonë

VIDEO/ ‘Dëmshpërblimi nga tërmeti’, banorët e Floqit me lotë në sy: Shteti u tall me fatkeqësinë tonë

16:27, 24/09/2021
A+ Aa A-

Banorët e fshatit Floq, në Korçë, ende vuajnë pasojat e tërmetit të 1 qershorit 2019.

Ata shprehen se kanë marrë dëmshpërblime qesharake, pavarësisht se mund të kenë përfituar më shumë.

Dashmir Elezi dhe Moza Orgeni kanë treguar për Syri Tv, mënyrën sesi shteti ka keqpërdorur fatkeqësinë e tyre.  

Ata u vendosën në çadra me premtimin se çdo dëm do të dëmshpërblehej dhe çdo banesë e cila ishte e dëmtuar do të rikonstruktohej.

Banorët menduan se kjo zvarritje do të merrte fund në momentin që Kryeministri Rama lajmëroi inagurimin e banesave, por, dëmshpërblimet për këta banorë, ishin qesharake.

Dashmir Elezit i cili shprehet se pavarsisht se banesa ishte e pabanueshme grupet e vlerësimit i vendosën 10 mije lek ku nga ato arriti të merrte 5 mijë lek.

Moza Ogreni jeton me nënën e saj të moshuar  dhe me dëmtimet që pësoi shtëpia e tyre, u dëmshpërblyen me 600.000 lek nga të cilat, mori vetëm 40 mij lek dhe shtëpinë e rikonstruktoi me borxhe.

Mes lotësh, banorët akuzojnë shtetin se u tall me fatkeqësinë e tyre.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco