VIDEO/ Punësimet elektorale në Vaun e Dejës, Apeli: Të nisin hetimet

VIDEO/ Punësimet elektorale në Vaun e Dejës, Apeli: Të nisin hetimet

09:47, 24/09/2021
A+ Aa A-

Gjykata e Apelit të Shkodrës ka urdhëruar Prokurorinë të nisë hetimet për akuzat e PD mbi punësimet elektorale në Bashkinë e Vaut të Dejës.

Tashmë Prokuroria do të thërrasë kryebashkiakun dhe personat përgjegjës për punësimet.

Përfaqësuesi ligjor i PD, Marash Logu në një prononcim për mediat ka zbardhur vendimin e Gjykatës duke theksuar se ka prova konkrete që e implikojnë Bashkinë e Vaut të Dejës në punësime masive për fushatë elektorale për zgjedhjet e 25 prillit.

Ai theksoi se provat janë vetëm maja e ajsbergut dhe masakrës elektorale që ka  bërë PS.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco