Basha u trembet gazetarëve dhe bazës, e quan ‘forcë’ daljen në oborr

Basha u trembet gazetarëve dhe bazës, e quan ‘forcë’ daljen në oborr

13:10, 22/09/2021
A+ Aa A-

Në një dalje mediatike të programuar deri në detaje, Luzim Basha nuk denjoi t’u jepte përgjigje gazetarëve, të cilët ishin të shumtë në numër në derën e selisë së PD.

Ngutja për të thënë vetëm deklaratën e shkurtër, tregon se kreu demokrat ka filluar të kuptojë se lëvizja e Berishës nuk ndalet. I shoqëruar nga pas prej të zakonshmit Gazment Bardhi, ai u largua me shpejtësi nga sytë e medias.

Nuk kishte ndodhur ndonjëherë që në vendin më të korruptuar në botë, ai që u trembet mediave të jetë kreu i partisë më të madhe në opozitë.

Por çudia që pasoi ishte edhe më e madhe. Basha u ul në kafen e oborrit të PD-së. Lajmi u trumbetua me të madhe nga mediat e majta, të cilët arritën deri aty sa thanë se Basha po tregonte ‘forcë’ pas takimeve entuziaste të Berishës.

Dmth forca e Bashës, që është strukur në zyrën e tij prej ditësh, qëndron te fakti se mund të dalë në oborrin e selisë. Madje edhe aty duke qëndruar si me hije, nga frika se mos kishte ndonjë reagim nga simpatizantët.

Nëse Basha e quan këtë dalje në oborrin e PD-së, si daljen në terren pranë bazës, atëherë ky është më shumë se humor i zi. Ai tregon një degradim pa kthim.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Kristi22/09/2021 16:22

O Basha ! Dje erdhi Berisha ne Fier.dhe bisedoi me ne demokratet e thjeshte.Te lutem dergo ne Fier diellin e PD Alibeaj qe te na mbushe mendjen se si ty nuk ka ! Eshte zhdukur nga Fieri sapo mori mandatin , eshte mire te duket ndomjehere.E ku mbahet ai tani.E bete dhe nenkryetar.

Fatmir Lohja22/09/2021 15:46

Nje keshille per zotin Berisha.Mos u shperqendro ne deklarata.Kerko keshillin kombetare te mlidhet,per te ndryshuar statutin e partise nga Leninste ne demokratike.Statuti i ri i ka tjetersuar te gjitha organet e partise,vetem keshilliese per Leninin!?Juriste ke shume prane.Ndryshimi konkret i statutit,ia heq nga gona Lulkes demogagjkne e antiamerikazmit.

Peng Basha22/09/2021 15:31

Sapo ka fillu me ec! Sot ne oborr dhe do ta ushtroje nje 3 muaj, pastaj do te dale deri tek sheshi , edhe aty nja 1 vit! Bohet me dale ne terren nga 2030! Turp!

Shqiptari22/09/2021 14:23

"TRIMËRIA" MË E MADHE E LULUSH RRUSH BASHËS, NA QENKA TË DALI DERI TEK OBORRI I PARTISË SA PËR TË PJERDHUR NË NATYRË E PËR TË PIRË NJË KAFE ME GAZRAT E VET????!!! PO PSE AQ QENKA SHQIPËRIA PËR LULUSHIN, VETËM TERRITORI I RRETHUAR ME MURE DHE KANGJELLA I PARTISË??? ATY DO T'IA SJELLIN VOTAT DHE FITOREN NË TAVOLINË YURI KIM??!!! O LULUSH, ËSHTË SHUMË E VËRTETË AJO QË THE, SE TË DYJA ATO QË THUHEN PËR TY JANË TË GËNJESHTËRTA! PO, PO, JANË TË GËNJESHTËRTA!!! ËSHTË SHUMË E VËRTETË QË TI NUK KË QENË KURRË KUKULL I SALI BERISHËS, NUK BËHESH DOT KUKULL I SALI BERISHËS, SEPSE PO TË ISHE VËRTETË KUKULL I SALI BERISHËS, PD-ja DO TË ISHTE MË E FORTË, OPOZITA MË E BASHKUAR DHE DO TË KISHE ARDHUR NË PUSHTET QË NË MAJ 2017!! NUK JE AS PENG I EDVIN KRISTAQ RAMËS, POR TI NË FAKT JE MË KEQ AKOMA, JE NJË KUKULL I MASKUAR E I KORRUPTUAR I EDVIN RAMËS, QË PO KËMBËNGUL TË MBASH PENG PARTINË DEMOKRATIKE PËR TË SHPËTUAR BYTHËN TËNDE!! POR PARTINË DHE DEMOKRATËT, O SOROSIAN I QELBUR, NUK I MBAN DOT KURRË PENG!! IK, LARGOHU SA MË PARË!!! IK, PARA SE SA DEMOKRATËT TË TË PËRZËNË ME SHKELMA BYTHËVE, QË KE 8 VJET QË I MASHTRON DHE I LE NË OPOZITË TË PËRJETSHME!!!

Shto koment

Denonco