Tensionet Serbi-Kosovë, Meta: Përmbahuni marrëveshjeve të arritura

Tensionet Serbi-Kosovë, Meta: Përmbahuni marrëveshjeve të arritura

10:56, 22/09/2021
A+ Aa A-

Presidenti i Shqipërisë Ilir Meta është shprehur sot lidhur me tensionet e fundit që kanë lindur midis Serbisë dhe Kosovës, pas vendimit të kësaj të fundit për të zbatuar reciproritetin lidhur me targat e automjeteve.

Meta tha: “Ruajtja e sovranitetit shtetëror dhe e integritetit territorial të Republikës së Kosovës është faktor kyç për konsolidimin e paqes, sigurisë, stabilitetit dhe fqinjësisë së mirë në rajon dhe baza e ndërtimit të marrëdhënieve të qëndrueshme me Serbinë”.

“Në këtë frymë palët duhet të kapërcejnë tensionet, të vijojnë dialogun dhe t’u përmbahen detyrimeve, që rrjedhin nga marrëveshjet e arritura nga të dy vendet me ndërmjetësimin e BE dhe SHBA.”

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco