Borell takon drejtuesit e Ballkanit Perëndimor: Duhet angazhim i fortë

Borell takon drejtuesit e Ballkanit Perëndimor: Duhet angazhim i fortë

10:11, 22/09/2021
A+ Aa A-

Përfaqësuesi i lartë për Politikën e Jashtme dhe Sigurinë në Bashkimin Evropian, Josep Borrell, ka zhvilluar një darkë joformale me udhëheqësit e vendeve të Ballkanit Perëndimor, mbrëmjen e kaluar, në Nju Jork.

Ky është takimi i dytë që organizohet nga Përfaqësuesi i Lartë i BE, pas darkës joformale në Brukel, të zhvilluar në muajin maj të këtij viti.

Përfaqësuesi i Lartë dhe udhëheqësit e Ballkanit Perëndimor patën një diskutim të hapur mbi situatën në rajon dhe marrëdhëniet BE-Ballkani Perëndimor, si dhe për Samitin që pritet të mbahet muajin e ardhshëm BE-Ballkani Perëndimor.

Mes të tjerash, Borrell nënvizoi nevojën për një angazhim të fortë si nga partnerët e Ballkanit Perëndimor, ashtu edhe nga Bashkimi Evropian dhe shtetet anëtare, për të kapërcyer dinamikat aktuale dhe për të çuar përpara procesin e integrimit.

Në takim morën pjesë Presidenti i Malit të Zi, Milo Dukanoviç, Presidenti i Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski, kreu i Presidencës së Bosnjës dhe Hercegovinës, Zeljko Komsiç, Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, si dhe ministri i Jashtëm i Serbisë, Nikola Selakoviç.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco