Lajmi i fundit

Lek me thasë/ SPAK sekuestron bizhuteri, ora Rolex, makina dhe miliona euro

Krijimi i Agjencisë për Mediat, PD: Ogur i keq për median e lirë

Krijimi i Agjencisë për Mediat, PD: Ogur i keq për median e lirë

19:38, 18/09/2021
A+ Aa A-

Partia Demokratike e ka konsideruar një ogur të keq për median vendimin e parë të qeverisë ‘Rama 3’ për krijimin e Agjencisë për Mediat dhe Informimin.

Reagimi erdhi nga deputetja Godole e cila shkruan se shoqatat e medias duhet të reagojnë ndaj këtij vendimi që ve në jetë ligjin ‘antishpifje’.

 ‘Fakti që një ndër vendimet e para të marra sot nga qeveria ‘Rama 3’ qe krijimi i një Agjencie për Mediat dhe Informimin, është ogur i keq për lirinë e shprehjes dhe gazetarinë.

Sepse ky duket që do të jete mandati i propagandës dhe censurës së ligjëruar me vulë kryeministrore!

Sot kryeministri kurorëzoi ligjin ‘antishpifje’, për të cilin mori goditje dy vjet më parë nga të gjitha institucionet ndërkombëtare.

Shpresoj që shoqatat e gazetarëve, Këshilli i Medias dhe Etikës dhe gjithë organizmat e tjera të shprehen kundër kësaj VKM që cenon dukshëm lirinë e shprehjes në Shqipëri’, shkruan deputetja demokrate.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Alisa CAZIMI18/09/2021 20:06

Keto Ministrant qe ka zgjedhur njera me e shemtuar se tjetra.Keto me ti fal ta Kane fut cope cope.

Shto koment

Denonco