Mesazhi i koduar i Ramës për Bashën: Nuk ka më 'e lagu s'e lagu'!

Mesazhi i koduar i Ramës për Bashën: Nuk ka më 'e lagu s'e lagu'!

12:02, 18/09/2021
A+ Aa A-

Ditën e djeshme në fjalën e tij në parlament, Edi Rama, i shtoi dozat e presionit për të bërë sa më shpejt publike marrëveshjen me opozitën e drejtuar nga Lulzim Basha.

Duke folur për çështjen e ndryshimit të Kushtetutës dhe të tjera “dille” të cilat ende nuk dihen, kryeministri paralajmëroi Bashën se “koha po ngushtohet”.

Edhe në fjalën e tij këtë të shtunë në mbledhjen e parë të qeverisë “Rama 3”, ai ka folur për opozitën duke kërkuar nga ministrat e tij që të mos debatojnë më sipas formatit, “e lagu s'e lagu”. 

Kjo porosi duket se është në vazhdim të strategjisë për të krijuar klimën e asaj që është përfolur shumë gjatë kësaj kohe (kryeministri nuk e ka fshehur e as mohuar), se ekziston një marrëveshje Rama-Basha e cila pret të bëhet publike. Ky duket njëkohësisht edhe si një mesazh i koduar ndaj Bashës, për të dalë hapur për gjërat madhore që i bashkojnë.

“Ne nuk do t’i kundërpërgjigjemi me formatin e vjetër tradicional më fletërrufeve të konferencave të shtypit të opozitës. Është një format që e ka mbushur me kohë, dhe e ka derdhur ka kohë kupën e durimit të popullit, me akuza dhe kundër-akuza, shpoti dhe kundër-shpoti. Një politikë për politikë, e cila ta neverit vetë politikën ndërkohë që politika nuk ka lindur si një mollë sherri mes politikanëve por si e vetmja mundësi që qeniet njerëzore të bëjnë së bashku për të mirën e shoqërisë, gjera që të vetmuar nuk kanë si i bëjnë dot. Ne kemi katër vjet në dispozicion për të bërë gjërat për të cilat shqiptarët u bënë shumicë për të na mbështetur ne, për të tretën herë radhazi, si kurrë më parë. Prandaj nuk duhet të çojmë dëm jo asnjë ditë por asnjë orë, me “e lagu dhe s'e lagu” me opozitën”, tha Rama.

Nga ana tjetër Lulzim Basha, ndërkohë që brenda partisë ka nisur një lëvizje e fuqishme nën drejtimin e themeluesit Sali Berisha, po bën gjithçka që të krijojë perceptimin se është më i vendosur se kurrë kundër keqqeverisjes socialiste.

Por skenat e qeshjes dhe talljes në grup të deputetëve të PD-së dhe atyre të PS-së, kur deputeti i Lushnjes Saimir Korreshi denonconte dhe shkallmonte fasadën e sukseseve të Rilndjes, nxorën sheshit farsën dhe komedinë që po luhet.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Nje qytetar qe po plas.18/09/2021 15:43

Kjo ministrja vesh me boje qielli ia paka marre frymen gopit fare, qeka shtrengu fort.

t18/09/2021 12:33

Nuk kane per ta kaperdire dot atë bashkepunim se do ja ngece ne fyt berisha

Fiksuesi18/09/2021 12:30

Shikojeni (me zoomim) vithet e zonjës me kostum ngjyrë qielli. Joshëse, me sa duket nga konturi, më bikini. Punë e saj dhe e kërkesës së etikës në veshje seksi ose jo sexi. Drejtuar totalisht për nga hyrja. Por veç njeri, dhe ai drejtuar për nga hyrja, por kokën për nga zonja me kostum ngjyrë qielli. Nuk thonë kot që vesi del me shpirtin. Mjerë vendi që drejtohet nga një i tillë i pacipë. Së paku të shtiret.

Shto koment

Denonco