Pak orë para nisjes së Foltores, Berisha u dërgon mesazh mbështetësve

Pak orë para nisjes së Foltores, Berisha u dërgon mesazh mbështetësve

12:13, 16/09/2021
A+ Aa A-

Ish-kryeministri i vendit, Sali Berisha do të zhvillojë ditën e sotme (16 shtator)  në orën 18:00 në hotel Rogner edhe takimin e parë me bazën lidhur me vendimin e Lulzim Bashës për ta përjashtuar nga grupi parlamentar i PD-së.

Pak orë para takimit, Berisha ka postuar një mesazh për ndjekësit e tij.

"Miq, një përshëndetje të përzemërt me këtë foto ditën që nisim Foltoren për një Parti Demokratike më të bashkuar, më të fortë, më të hapur. Rroftë Partia Demokratike!' shkruan Berisha.

Image

Foltorja do të jetë një bashkëbisedim me demokratët që nis në Tiranë dhe do të udhëtojë në të gjithë vendin.

Anëtarët e Forumit Rinor të Partisë Demokratike ditën e djeshme (15 shtator) kërkuan referendum për vendimin e përjashtimit të Sali Berishës nga grupi parlamentar.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco