Lajmi i fundit

LIVE/ Protesta para bashkisë së Tiranës, qytetarët kërkojnë largimin e Veliajt

Deklaratat konfuze/ Fundjava 'freskon' qëndrimet e Petro Koçit

Deklaratat konfuze/ Fundjava 'freskon' qëndrimet e Petro Koçit

10:32, 27/07/2021
A+ Aa A-

Dy ditët e fundjavës që lamë pas duket se kanë qenë vendimtare për deputetin e zgjedhur të PS-së në Fier, Petro Koçi, për t’i bërë një rifreskim ideve të tija në lidhje me denoncimet se mafia lokale në Fier ka futur duart në tendera.

Fillimisht drejtuesi i komanduar i PS-së në Fier, Petro Koçi, më 16 korrik publikoi një status në “Facebook” ku i bënte thirrje Prokurorisë së Posaçme Antikorrupsion (SPAK) që të hetonte edhe tenderët që jepte Bashkia e Fierit, pasi sipas tij mafia lokale ka futur duart në paratë publike përmes tenderëve dhe i fitonte ato në disa mënyra sipas tij.

Ose duke pasur njohje me zyrtarët e institucioneve në Bashkinë Fier, e cila drejtohet nga kryebashkiaku socialist, Armando Suabashi, ose duke iu bërë presion të drejtpërdrejtë firmave konkurrente.

Pas kësaj deklarate të deputetit të zgjedhur, SPAK-u lajmëroi se ka nisur verifikimin e deklaratave të Koçit, ndërkohë që ditën e premte, e thirri që të dëshmonte në Prokurorinë e  Posaçme.

Ndërkohë, paralelisht eksponent të PS- së në Fier reaguan kundër deklaratave të Petro Koçit. Fillimisht, ishte ish-drejtori i Kadastrës Fier dhe më pas kryetari i Partisë Socialiste në rajonin numër dy në Fier, Fatjon Elezaj, të cilët dolën  kundër kryetarit të komanduar të PS-së në Fier.

Thirrja për të dëshmuar në SPAK dhe kundërvënia e socialistëve në Fier duket se kanë  bërë që të reflektojë dhe të gjejë tjetër fajtor deputetin e zgjedhur Petro Koçi.

Dje, pasi doli nga SPAK-u, Koçi tha se në zgjedhjet e fundit eksponent të krimit të organizuar bashkëpunuan me  Lëvizjen Socialiste për Integrim për të ndikuar në zgjedhje.

Ndërkohë, po në të njëjtën deklaratë më pas, Koçi u shpreh se ata që kanë lidhje me botën e krimit, pasi faktet kanë treguar se e kanë më të letë për t’u futur në administratën e Bashkisë në Fier. Kujtojmë që Bashkia drejtohet nga socialisti, Armando Subashi, shkruan Panorama.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Daj Jaku27/07/2021 11:23

Dhe të mendosh që ky mut muti është më i miri në atë halè që quhet PS Rilindje.

Shto koment

Denonco