Goci: 60 % e ndërtuesve nuk justifikojnë paratë, vetëm SPAK-u nuk e shikon këtë gjë

Goci: 60 % e ndërtuesve nuk justifikojnë paratë, vetëm SPAK-u nuk e shikon këtë gjë

17:04, 26/07/2021
A+ Aa A-

Në lidhje të drejtëpërdrejtë me Syri Tv me gazetaren Eneida Ndoci, aktivisti Ervin Goci duke komentuar situatën e ndëtimeve pa kriter që po bëhen në Tiranë por edhe në zonën e bregdetit në Shqipëri, tha ndër të tjera se të gjithë kanë një burim, që janë paratë e pista.

‘Nuk mendoj se kam bërë ndonjë gjë të jashtëzakonshme, sepse po të kishin ndonjë vëmendje ato denoncime që kemi bërë ne, është e sigurtë që situata do ishte ndryshe.

Ne jemi të ndërgjegjshëm që zëri ynë është shumë i dobët, po ideja këtu është që ne po jetojmë në një lloj regjimi që na thotë mos bzani kot sepse në fund fare e kemi vendosur këtë dhe ne vendosim gjithçka.

Mirëpo qenia njerëzorë është e atillë që i duhet kurajo të thotë të vërtetën kur ajo ka më pak rëndësi.

Sepse kur ka hetime të drejtësisë është më kollaj.

Tani është pika më e vështirë që të themi të vërtetën, pa më vonë kur do ketë lëvizje nga drejtësia, sigurisht do jetë më kollaj për të gjithë.

Unë mendoj që kjo është një çështje që ka të bëjë më kapjen e shtetit dhe nuk e zgjidh dot me protesta.

Ky është një fenomen shumë i rrezikshëm.        

Unë di që në Tiranë, ndoshta në të gjithë Shqipërinë, por edhe në bregdet, ka një volum ndërtimi që është i pajustifikueshëm.

Çdo ekonomi prodhon një volum parash, dhe ky volum parash kanalizohet.

Ndërsa në Shqipëri i vemi investim që bëhet është ndërtimi.

Sipas disa kalkulimeve, janë 400 milion euro investime.

Jemi përballë disa shifrave që edhe po të jesh idiot nuk e justifikon dot një ekonomi si ajo në Shqipëri që prodhon këtë volum parash dhe kjo investohet ndershëm.

Kjo është një para që nuk ka lidhje me ekonominë.

Kjo para, askush nuk e di burimin ligjor nga hyn.

Kjo është një para që nuk ka lidhje me ekonominë e ndershme.

Atëherë kjo është para e pisët që vjen nga droga.

Dhe kjo para ka hyrë në një ekonomi të brishtë.

Është e lidhur me një ekonomi me një popullësi që është në tkurrje.

Kurse këtu lulëzon vetëm ndërtimi,

Dalin që rreth 60 përqind e pronarëve sot në ndërtim nuk justifikojnë paratë.

Të gjithë e kanë parasyve, nuk ka asnjë lidhje, nuk ka një racionalitet e gjihë kjo, dhe e kuptojnë që ky volum vjen nga burim i pisët dhe lehtësohet me lidhje të shkurtra, nga ata që drejtojnë sot Tiranën dhe Shqipërinë.

Në këtë rast kryebashkiaku i Tiranës është i lidhur më këtë.

Unë s’mund ta provoj këtë se nuk jam prokuror.

Po si ka mundësi që 60 përqind atyre që ndërtojnë nuk justifikojnë dot paratë, nuk e shikon këtë SPAK.’

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco