Lajmi i fundit

LIVE/ Protesta para bashkisë së Tiranës, qytetarët kërkojnë largimin e Veliajt

Vonesa për njohjen e patentave shqiptare në Itali, ambasada: Ka pasur probleme teknike

Vonesa për njohjen e patentave shqiptare në Itali, ambasada: Ka pasur probleme teknike

19:24, 24/07/2021
A+ Aa A-

Ambasada e Italisë në Tiranë ka publikuar një njoftim të rëndësishëm, për njohjen e patentave të vendit tonë në Itali.

Sipas njoftimit të ambasadës italiane në vendin tonë, marrëveshja e firmosur mes dy vendeve në mars të këtij viti, që hyri në fuqi në 12 korrik, do të nisë së shpejti zbatimin pas tejkalimit të disa problemeve teknike.

“Lidhur me Marrëveshjen për konvertimin e patentave, hyrë në fuqi më 12.07.2021, informojmë se janë duke u kryer verifikime për të zgjidhur disa probleme teknike me qëllim që përdoruesve t’u jepet mundësia të paraqesin sa më parë kërkesat për konvertimin e patentave të tyre”, njofton ambasada.

Kjo do të thotë se shqiptarët që kanë marrë lejet e drejtimit në atdheun e tyre pas marrëveshjes mes dy vendeve nuk kanë nevojë për provime teorike apo praktike në Itali pasi konvertimi do të bëhet automatikisht.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco