Marrëveshja me ‘Bankers’ nga Fatos Nano. Blushi kërkon çadër për vete apo për ‘Zharrën’?

Marrëveshja me ‘Bankers’ nga Fatos Nano. Blushi kërkon çadër për vete apo për ‘Zharrën’?

13:09, 26/02/2017
A+ Aa A-

Kreu i LIBRA-s Ben Blushi ka reaguar mëngjesin e sotëm për vendimin e qeverisë që të mos lejonte ngritjen e çadrës së banorëve të Zharrës në Tiranë.

Me një shënim të shkurtër në faqen e tij në Facebook, Blushi sulmon qeverinë se e çadrën e opozitës e lë në shesh se i duhet për Reformën, por nuk lejon çadrën e Zharrësit.

“Çadra e të pasurve dhe çadra e të mjerëve

Qeveria e la Çadrën e pasanikëve të PD. Do ta lejojë të ngrihet mbi bulevard duke e përdorur si argument kundër Reformës në Drejtësi.

Ndërsa Çadrën e të mjerëve të Zharrëzës nuk e lejon. Ndryshe nga PD ata janë pro Reformës në Drejtësi, pa asnjë kusht.

Kjo është Republika e Korrupsionit.

Nëse je kundër Drejtësisë mbrohesh nga Qeveria. Nëse je pro Drejtësisë të heqin jo vetëm Çadrën por edhe qiellin”, shkruan Ben Blushi.

Por kjo marrëveshje është firmosur nga qeveria e Fatos Nanos e para vitit 2005 ku dhe ai ishte pjesë.

Por gjithsesi mbështetja e tij ndaj protestës është e mirëpritur pasi këto kohë e ka ngritur zërin fort në Kuvend për banoret e Zharrës.

Ndoshta edhe duke kërkuar një "Çadër" për kauzën e tij kundër establishmentit. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Sokoli27/02/2017 13:49

I kamuri Blushi eshte me pergjegjes se te pasurit me cader para KM per banoret e zharrzes

krasasi tp26/02/2017 13:55

z.Blushi,ndaje mendjen.Mos rri si skuth.Je pjese e problemit?.Je paterice e establishmentit?.Nese jo, ngrije cadren e Lirise te Ministrija e Ekonomise, futu me Zharrasit brenda, me ata qe i mbrojte dhe u bere avokatine shkelqyshem ne Parlament.Leri te tjeret te cadra e Partise.Partite e gjejne llafin, ne to,e mbi to, dikton establishmenti.

Shto koment

Denonco