Lajmi i fundit

LIVE/ Protesta para bashkisë së Tiranës, qytetarët kërkojnë largimin e Veliajt

Teatri Kombëtar, Kushtetuesja heton Këshillin Bashkiak të Tiranës

Teatri Kombëtar, Kushtetuesja heton Këshillin Bashkiak të Tiranës

13:20, 15/06/2021
A+ Aa A-

Pjesë e hetimit kushtetues për çështjen e Teatrit Kombëtar do të bëhet edhe vendimmarrja e Këshillit Bashkiak të Tiranës që çoi në shembjen e godinën. Me kërkesë të presidencës, gjykata pranoi që pjesë e provave të bëhet edhe vendimi që dha dritën jeshile.

Gjykata Kushtetuese vendosi të administrojë si provë vendimin e Këshillit Bashkiak të Tiranës për shembjen e godinës së Teatrit Kombëtar. Në seancën e dytë për këtë çështje, përfaqësuesi I Presidentit të Republikës, parashtroi para anëtarëve kërkesën e Ilir Metës.

Si palë në këtë proces kushtetues është edhe Aleanca për Mbrotjen e Teatrit e cila e konsideroi fitore pranimin e trupës për të hetur vendimmarrjen e këshillit bashkiak.

Gjykata i la 24 orë kohë palëve për t’u përgatitur përpara se të nisë shqyrtimi në themel i padisë për çështjen e Teatrit Kombëtar.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco