Skandaloze/ Edi Rama e shkarkoi Zef Hilën pa mbledhje qeverie

Skandaloze/ Edi Rama e shkarkoi Zef Hilën pa mbledhje qeverie

09:53, 07/06/2021
A+ Aa A-

Gjykata Kushtetuese ka rrëzuar dhe shfuqizuar vendimin e qeverisë për shkarkimin e kryetarit të Bashkisë së Vaut të Dejës, Zef Hila.

“Gjykata Kushtetuese e Republikës së Shqipërisë, në mbështetje të nenit 115, pika 2, të Kushtetutës, si dhe nenit 72 e vijues të ligjit nr. 8577, datë 10.02.2000 ‘Për organizimin dhe funksionimin e Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë’, vendosi me shumicë votash shfuqizimin e vendimit nr. 445, datë 28.06.2019 të Këshillit të Ministrave ‘Për shkarkimin nga detyra të kryetarit të Bashkisë së Vaut të Dejës, z. Zef Hila’. Ky vendim është përfundimtar, i formës së prerë dhe hyn në fuqi ditën e botimit në Fletoren Zyrtare”,  thuhet në vendimin e Kushtetueses.

Ndërkohë, në argumentimin e vendimit Gjykata ka konstatuar se vendimi  për shkarkimin e tij është marrë me urgjencë dhe nuk i është lënë kohë që të shprehë pretendimin e tij.

"Vendimi i shkarkimit është botuar në Fletoren Zyrtare në datën 02.07.2019, ndërsa kërkuesit i është komunikuar me shkrim në datën 19.07.2019. Duke qenë se procedura e shkarkimit është zhvilluar në mënyrë urgjente, kërkuesi nuk rezulton të jetë njohur paraprakisht me shkeljet të cilat i janë atribuuar, në mënyrë që, në një ballafaqim procedural, të  mund të paraqiste kundërshtimet e tij ndaj këtyre shkeljeve. Pra, atij nuk i është dhënë mundësia të realizojë të drejtën për t’u dëgjuar dhe për të paraqitur shpjegime, në kuadrin e procesit të rregullt ligjor. Pyetjes së gjykatës në këtë drejtim, subjekti i interesuar iu përgjigj në seancë plenare se nuk kishte pasur asnjë komunikim me kërkuesin, qoftë edhe me mjete teknologjike, që mund të garantonin shpejtësinë e njoftimit”, thuhet në vendimin e Gjykatës Kushtetuese.

Gjithashtu qeveria nuk ka arritur t’i provojë Gjykatës Kushtetuese se është bërë mbledhja e Këshillit të Ministrave për të marrë vendim mbi shkarkimin e Hilës, shkruan Panorama.

“Gjykata vëren se neni 14 i ligjit nr. 9000/2003 lejon mbledhjet e jashtëzakonshme të Këshillit të Ministrave, në raste të veçanta, kur thirret nga kryeministri ose, në mungesë dhe me porosi  të tij, edhe nga zëvendëskryeministri. Ndonëse iu kërkua nga gjykata, subjekti i interesuar nuk ka paraqitur të dhëna dhe as dokumente për të dëshmuar thirrjen e kësaj mbledhjeje, rendin e ditës, vendin e zhvillimit të saj ose pjesëmarrësit në të, duke pretenduar se aktet që përmbajnë këto të dhëna ekzistojnë, por nuk mund të paraqiten për shqyrtim në gjykatë, pasi  janë të mbrojtura nga konfidencialiteti”, thuhet në vendimin e argumentuar të Gjykatës Kushtetuese.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Gj 07/06/2021 17:07

Vetem shtete nuk eshte ,ky po,na bene diktatur ne vend ,ky Rama vdekt bashk me Veliajn dhe Ardi Velin te 3 ne burg duhet te cohen

t07/06/2021 10:21

Kush do pergjigjet per kete shkelje te ligjit.Asnje,prandaj te rrezohet sa me shpejt ky shtet antiligjor

Shto koment

Denonco