Peka: Berisha po sulmohet për atë që ka bërë si opozitar, jo si ish-kryeministër

Peka: Berisha po sulmohet për atë që ka bërë si opozitar, jo si ish-kryeministër

19:53, 19/05/2021
A+ Aa A-

Në edicionin e orës 19.00 në Syri Tv, gazetari Çim Peka, ka komentuar vendimin e fundit të DASH për shpalljen non-grata të ish-kryeministrit Berisha dhe të familjarëve të tij.

‘Deri te shpallja non-grata nuk është se pritej, sepse Berisha ishte paralajmëruar për mosdhënie vize për shkak të qëndrimeve që ka mbajtur për Kosovën. Kjo e sotmja më shumë se me Kosovën, ka të bëjë me post 25 prillin. Me atë se çfarë ka në plan ndërkombëtarët për të bërë.

Berisha u ndihmua nga amerikanët dhe erdhi nga amerikanët në pushtet si njeriu që nuk po lejon kthimin e monizmit në Shqipëri.

Sali Berisha nuk po akuzohet për atë që ka bërë si kryeministër. Sali Berishës po i mbahet qëndrim për qëndrimet që ka mbajtur si deputet i opozitës në këto 8 vite.

Sepse nuk ka ndodhur në asnjë vend të botës që një ish-kryeministër pas 8 vitesh të shpallet non- grata se me korrupsionin e tij paska penguar demokracinë.

Ndërkohë që me qenien e tij si kryeministër ka arritjet më të mëdha, hyrjen në NATO, liberalizimin e vizave, MSA e famshme dhe bërja gati e marrëdhënieve me BE dhe të gjitha këto kanë kritere kryesore luftën kundër korrupsionit dhe të drejtat dhe liritë e njeriut.

Ndërkohë që po ky Sekretar Shtetia ka qenë po ai që në vitin 2009 lëvdonte kryeministrin Berisha për të gjitha këto që sot akuzon Berishën.

Që nëse do të ishin të vërteta këtoo që shkruan sot Sekretari Amerikan i Shtetit, nuk do ishin marrë këro patenta.’

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

tirana20/05/2021 09:58

Natyrisht , ishte e priteshme qe mbreme ne emisionet e opinioneve te thirrura me emergjence , te gjithe analisteve dhe moderatoreve anti-dr.Berisha pa perjashtim do t'u Gulçonte zemra nga emocionet e rastit te pritur prej me se 30 vjetesh deri ne marrje fryme , e shoqeruar kjo e fundit edhe me gjithfarlloj epitetesh ne fraza e ligjerata te gjata pa mbarim .....????!!!!

Balo Bna19/05/2021 20:49

Sa herë politika amerikane "martohet" me Komunizmin shqiptar atehere ky popull vuan per pesedhjete vjet robëri.... Amerikanët nuk jane miq te popullit shqiptar..!.

Shto koment

Denonco