Lajmi i fundit

SYRI DIGJITAL/ RAI 3 dhe skandalet e zbuluara të 'Organizatës Rama'

Çim Peka/ Fjalimi që Basha dhe kritikët e Bashës nuk e mbajnë dot

Çim Peka/ Fjalimi që Basha dhe kritikët e Bashës nuk e mbajnë dot

18:14, 13/05/2021
A+ Aa A-

Në edicionin e orës 17.00 në Syri Tv, me gazetaren Armela Ferko, gazetari Çim Peka, tha ndër të tjera se Lulzim Basha duhet të dilte në shesh dhe ti thoshte popullit të opozitës që ‘nga ky moment, asnjë diplomat i huaj, i cili nuk e ka fuqinë të shantazhojë Tom Doshin, nuk mund të shantazhojë më shumë se gjysmën e shqiptarëve. Nuk ka punë në këtë seli dhe nuk ka punë me ne’.

‘Pavendosmëria për t’i çuar gjërat deri në fund na ka sjellë në vazhdimin e vazhdimësisë.

Nëse Edi Rama fiton, nuk ka mundur vetëm Lulzim Bashën. Fjala fitore nuk i shkon në fakt Edi Ramës. Pra, nëse Edi Rama merr mandatin e tretë, me çfarëdo lloj forme siç e mori, nuk ia ka marë vetëm Lulzim Bashës, ia ka marrë Sali Berishës, ia ka marrë Monika Kryemadhit, ia ka marrë Ilir Metës.

Konsistenca e Edi Ramës për të bashkëpunuar me krimin në funksion të qëllimit të tij, ka fituar mbi paqartësinë e të gjithë zërave opozitarë, për të mos marrë ëprgjegjësi për betejën finale.

2019-ta ishte shans i humbur nga Basha, 2 marsi ishte shans i humbur nga Presidenti i Republikës.

Jemi kritikuar në këtë studio madje edhe nga vetë Basha, që po bëjmë lojën e Ramës, kur thonim ‘regjimi mundet me përplasje’.

E di se cili do të ishte fjalimi që Lulzim Bashës do t’i jepte moralin e vazhdimit të opozitës, që unë jam i bindur se ai njeri nuk e bën.

Duhet të dilte e të mblidhte popullin e opozitës e t’u thoshte ‘nga ky moment, asnjë diplomat i huaj, i cili nuk e ka fuqinë të shantazhojë Tom Doshin, nuk mund të shantazhojë më shumë se gjysmën e shqiptarëve. Nuk ka punë në këtë seli dhe nuk ka punë me ne’.

Ata që dolën garantët e marrëveshjes së 5 qershorit dhe u strukën jahteve të Palasës me oligarkë verën e kaluar, kurrsesi nuk mund të shantazhojnë më shumë se gjysmën e shqiptarëve. Shikojeni pastaj se çfarë bën populli.

Unë prandaj po ngul këmbë, asnjë nga kritikuesit nuk e bën do këtë gjë.’

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Skrapari13/05/2021 21:05

BRAVO CIM PEKA. Nuk mund te thote askush te kunderten e asaj qe thoni Ju. Hasi Juaj duhet te jete krenar me djem te mencur dhe trima si Ju.

t13/05/2021 20:26

Peka ks te drejte,lidershipi opozitar nuk ka pasur b....per ti çuar gjerat deri fund.Sot jo vetem asaj baxhelles koreane i duhet thene nuk ke pune ne kete seli,por duhet te çohet ne revolte pa kthim populli opozitar.Problemi eshte kush do e beje

Shto koment

Denonco