Lajmi i fundit

LIVE/ Protesta para bashkisë së Tiranës, qytetarët kërkojnë largimin e Veliajt

Rama: Do të votojmë në bllok për të shkarkuar Metën

Rama: Do të votojmë në bllok për të shkarkuar Metën

10:31, 10/05/2021
A+ Aa A-

Kryeministri Edi Rama në mbledhjen e parë me deputetët fitues në zgjedhjet e 25 prillit ka deklaruar se shkarkimi i presidentit Ilir Meta është vendimi më i shpejtë që duhet marrë.

Rama në fjalën e tij ka thënë se Meta dhe partia e tij nuk do të kenë asnjë mundësi bashkëpunimi me mazhorancën e PS-së.

“Mesazhi i tretë është për të gjithë opinionin publik, me Ilir Metën dhe me partinë e tij nuk do të ketë asnjë bashkëpunim. Meta duhet që të shkarkohet nga detyra, është një personazh grotesk që turpëron të gjithë dhe shtetin me qëndrimin e tij, do të bëjmë çfarë kemi në dorë për të çmontuar presidencën dhe do të votojmë në bllok për shkarkimin e tij. Nuk duhet që ta shikojmë më në krye të vendit atë, është herët për të folur për atë por në çdo rast ne do të konsultohemi me Partinë Demokratike për Emrin e Presidentit të Shqipërisë”, tha Rama.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Genci13/05/2021 21:49

Lideri ne fund te fund i mer pergjegjesit per sukseset apo deshtimet. Te tre levizjet e Bashes rezultuan deshtim. Edhe sikur te kene qene te te njejtit mendim dhe kundershtaret e tanishem pergjegjesine e mer lideri. 1. largimi nga parlamenti 2. braktisja e zgjedhjeve lokale 3. mos futja me lista te perbashketa me lsi (minimumi 4 deputet humben vetem nga kjo levizje) Jane te gjitha levizje qe cuan ne cimentimin e pushtetit te Rames. Nuk mohohet qe Rama i vodhi zgjedhjet dhe ti shkohet deri ne fund kesaj ceshtje, po po mos te ishin bere keto levizje, do ishte Rama kaq i fuqishem???

Shto koment

Denonco