Lajmi i fundit

LIVE/ Protesta para bashkisë së Tiranës, qytetarët kërkojnë largimin e Veliajt

VIDEO/ Grisejda Myslimi: Projektet me Besin dhe Xhensilën do t’i vazhdoj në Parlament

VIDEO/ Grisejda Myslimi: Projektet me Besin dhe Xhensilën do t’i vazhdoj në Parlament

17:17, 21/04/2021
A+ Aa A-

Në fushatën elektorale për zgjedhjet e 25 prillit, kandidatja e LSI-së në Qarkun e Vlorës, Grisejda Myslimi, në takimet e saj me të rinjtë kishte të ftuar special Bes Kallakun dhe Xhensila Myrtezaj.

Çifti i njohur mbështetën kandidaten e LSI-së, teksa aktori i humorit, Bes Kallaku tha: “Me të rinj që do përfaqësojnë të rinjtë në Kuvendin e ardhshëm, të promovohen vlerat e të rinjve dhe të krijohen mundësitë të rinjtë realisht të jetojnë në vendin e tyre dhe të punojnë në Shqipëri.

Bëhu një zë shumë i madh dhe shumë i fuqishëm i mirëarsimimit në Shqipëri meqë je dhe pedagoge, ashtu siç i ke dhe gjithë këto shokë edhe miq këtu rreth vetes ashtu do na kesh dhe ne”.

Në fjalën e saj, Xhensila Myrtezaj u shpreh: “LRI madje ka qenë e vetmja që i ka dhënë mundësi dhe ka qenë zëri i rinisë”.

Kandidatja e LSI-së, Grisejda Myslimi, shprehu falënderimin e saj për mbështetjen nga Besi dhe Xhensila, teksa u shpreh: “Falenderoj Besin dhe Xhensilën që ndodhen këtu sot për të na dhënë mbështetje dhe kurajo në betejën tonë drejt fitores.

Besi dhe Xhensila e dinë shumë mirë sesa e vështirë është për të rinjtë që të ecin në Shqipëri dhe kjo është edhe arsyeja pse unë sot jam shumë krenare që ndodhem përkrah dy njerëzve që përtej vështirësive që mund të kenë hasur ia kanë dalë që të kenë sukses.

Një nga synimet e mia është që në momentin që të shkoj në Parlamentin e Shqipërisë të vazhdoj projektet e mia me Besin dhe me Xhensilën për zhvillimin e potencialeve dhe talenteve të reja.

Unë të gjithë pjesëtarëve të LRI u kam premtuar që qëllimi im, e para njëherë parimi im është ta dua shumë vendin tim dhe qëllimi im është që të shkoj atje dhe të jem për këta, të jem zëri i tyre dhe të ngre çdo lloj problemi që ka Vlora dhe mbi të gjitha që kanë të rinjtë e Vlorës”.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco