Lajmi i fundit

LIVE/ Qytetarët tubim në mbështetje të liderit të opozitës, Sali Berisha

Ilir Meta i përgjigjet flakë për flakë Edi Ramës: Je mësuar të korruptosh `burra- prostituta`!

Ilir Meta i përgjigjet flakë për flakë Edi Ramës: Je mësuar të korruptosh `burra- prostituta`!

12:36, 10/04/2021
A+ Aa A-

Akuzave të kryeministrit Edi Rama nga Vlora këtë të shtunë, sipas të cilave presidenti Ilir Meta takon subjekte të OFL dhe prokurorë e gjyqtarë të shkarkuar nga vettingu, ky i fundit ju është përgjigjur flakë për flakë nga Fieri.

Pas dekorimit të një grupi artistësh të këtij qytetit, presidenti i ktheu përgjigje kryeministrit duke  i thënë se është mësuar që të korruptojë “burra-prostiturta”, por në 25 prill kushdo mund të bëhet kurban, por demokracia kurrë jo.

“Së pari ka pasur vaksina plot nëpër depo, kjo është një shpikje, ai nuk ka këtë shqetësim, çështjen mund ta kishte zgjidhur prej muajsh. Edhe lajmet për marrjen nga ushtria të kullës e bëri jo vetëm për të frikësuar qytetarët. Ta ketë të qartë se ai është mësuar të korruptojë edhe burra që turpërojnë edhe fjalën prostitutë, që edhe ato nga halli e pamundësitë bëjnë ndonjëherë diçka që kurrë nuk do të donin ta bënin në jetën e tyre. Burra me vese që turpërojnë familjet e tyre, fëmijët e tyre, vendin e tyre por duhet ta dinë që në 25 prill do marr përgjigjen nga vajzat e Vlorës, Fierit, Durrësit, Tiranës e gjithë Shqipërisë e mbi të gjitha nga nënat shqiptare që nuk duan më të jetojnë në shtëpitë e tyre të zbrazura nga fëmijët. o marrë përgjigjen në mënyrë më demokratike dhe më civile më 25 prill nga populli shqiptar. Një gjë është e sigurt më 25 prill kushdo mund të bëhet kurban por demokracia kurrë nuk mund të bëhet kurban”, deklaruar Meta.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Vendi yne 10/04/2021 21:05

Nje nga ata burra prostitute je dhe ti Ilir Meta.Ti e solle Ramen ne pushtet.PD te mbrojti nga burgu dhe humbja e karrieres tende kurve te politikes dhe ti si shperblim ja fute sa krahet PD dhe u bashkove me Ramen.Tani na ben prostituten e ndershme.Ik o kurve burr

Shto koment

Denonco