Kandidimi i Tom Doshit/ Yuri Kim i drejtohet Ramës: Nga se ke frikë? Pse njerëzit mendojnë se e ke aleat?

Kandidimi i Tom Doshit/ Yuri Kim i drejtohet Ramës: Nga se ke frikë? Pse njerëzit mendojnë se e ke aleat?

23:09, 23/03/2021
A+ Aa A-

Pas vizitës në Shkodër, ambasadorja e SHBA në Tiranë, Yuri Kim ka dalë me një mesazh të fortë, drejtuar indirekt kryeministrit Edi Rama.

Ajo thekson se njerëzit mendojnë se Tom Doshi është aleat me Ramën.

“Ne theksojmë se Partia Demokratike dhe të tjerët nuk duan që në Parlament të jetë dikush i shpallur nga SHBA si non-grata për korrupsion domethënës.

Për të tjerët: Nga se keni frikë? A është e ‘dobishme’ që të heshtni? Pse i lini njerëzit të mendojnë se jeni ‘aleatë’? A është kjo ajo që meritojnë votuesit shqiptarë? Shqipëria meriton më mirë”, shkruan ajo.

Image

Më herët, pas vizitës në Shkodër, ambasada amerikane publikoi një mesazh nga Kim.

“Ishte një kënaqësi të kaloja sërish kohë me qytetarët e mrekullueshëm të Shkodrës, duke biseduar për gjërat që kanë rëndësi për ta, për çfarë shqetësohen, për çfarë shpresojnë për fëmijët e tyre.

Biseduam se përse Shtetet e Bashkuara këmbëngulin për kandidatë të pastër dhe zgjedhje të pastra. Fola gjithashtu edhe për lidhjen midis Demokracisë, Mbrojtjes dhe Biznesit. Shpresoj të mund të sjellim më shumë investime amerikane në veri, por përpjekjet duhen bërë nga të gjithë.

Njerëzit që i bënë ballë pushtuesve osmanë dhe luftuan diktaturën komuniste duhet t'i thonë JO armikut të ri: JO kandidatëve të korruptuar, JO blerjes së votave, JO dhunës politike. Qytetarët duhet të përdorin votat e tyre për të zgjedhur të ardhmen e tyre”, shprehet ambasadorja

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shqiptari24/03/2021 09:13

Thirrja dhe britmat e znj. Kim nga Shkodra per te mos votuar Tom Doshat e Shqiperise eshte shume e qarte se kujt dhe per cfare adresohet. Pse nuk ia mban bytha Satrapit te Surrelit qe t'i quaje deklaratat e ambasadores se SHBA, nderhyrje ose futje hundesh ne "punet brendshme" te Shqiperise? Apo e di se çfare e pret te ziun Ramzi? Tani akrepi i zi ndodhet në mes te zjarrit qe ndezi vete! A e dini se çfare ben akrepi i zi kur ndodhet ne mes te zjarrit? - Vret veten me thumbin e vet helmues përpara se te digjet nga flaket!!!

Shto koment

Denonco