Lajmi i fundit

LIVE/ Protesta para bashkisë së Tiranës, qytetarët kërkojnë largimin e Veliajt

Basha: Agim Krajka njeriu që jetën ia kushtoi ushqimit shpirtëror të shqiptarëve

Basha: Agim Krajka njeriu që jetën ia kushtoi ushqimit shpirtëror të shqiptarëve

18:49, 02/03/2021
A+ Aa A-

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka zhvilluar homazhe pranë trupit të pajetë të kompozitorit të njohur Agim Krajka, që u nda nga jeta ditën e djeshme si pasojë e Covid.

Basha shkruan se Shqipëria është në dhimbje për humbjen e njeriu të jashtëzakonshëm që jetën ia kushtoi ushqimit të shpirtrave të shqiptarëve në ditët e thatësirës më të madhe kulturore dhe shpirtërore të Kombit.

Me hidhërim të madh mësova për ndarjen nga jeta të kompozitorit të shquar, Artistit të Merituar dhe Nderit të Kombit Agim Krajka. I shpreh ngushëllimet më të thella familjes së maestro Krajkës, të afërmve dhe miqve të tij. Shqipëria është sot në dhimbje dhe kujton me nderim dhe respekt të veçantë jetën e jashtëzakonshme të këtij burri të shquar, i cili ia kushtoi jetën ushqimit të shpirtrave të shqiptarëve në ditët e thatësirës më të madhe kulturore e shpirtërore të kombit.

Vepra e maestro Krajkës qëndron si një testament për fuqinë e artit, provë se një vepër e vetme mund të bëjë dallimin, në çdo shpirt, në çdo shtëpi, në të gjithë vendin. Përpjekjet e palodhura të Agim Krajkës i dhanë atij jo vetëm titullin Artist i Merituar dhe Nderi i Kombit, por edhe respektin e mijëra shqiptarëve të frymëzuar nga arti i tij, si akt sublim lirie.

Trashëgimia e tij do të qëndrojë mes nesh si një shembull për të gjithë ne që të ngulmojmë në përpjekjen drejt të hijshmes dhe përsosjes!

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco