Mesazhi i Metës: 25 prilli do të jetë Dita e Triumfit të Demokracisë

Mesazhi i Metës: 25 prilli do të jetë Dita e Triumfit të Demokracisë

10:17, 26/02/2021
A+ Aa A-

Presidenti Ilir Meta ka përkujtuar sot pushkatimin 22 intelektualëve të shquar të Tiranës nga diktatura, mesnatën e 26 shkurtit 1951 në Tiranë për të dhënë dy mesazhe të fuqishme të ndërlidhura me mundësinë që u jepet shqiptarëve për të fituar demokracinë, më 25 prill 2021.

“Me akuzën e stisur të hedhjes së një bombe në ish-Legatën Sovjetike në Tiranë, - shkroi Meta në Fb, - sot mbushen 70 vjet nga dita kur 22 intelektualë të shquar, qytetarë të pafajshëm, të ndershëm dhe atdhetarë, të lidhur tok me tela me gjëmba, u ekzekutuan barbarisht me pushkatim, pa gjyq.

Kjo masakër e llahtarshme, e kryer brenda një nate, simbol i terrorit ndaj mendimit ndryshe, është një nga krimet më të rënda shtetërore të atij sistemi, që kurrë nuk duhet të harrohen, për të mos lejuar më të tilla tragjedi të përsëriten në të ardhmen.

Duke nderuar kujtimin e viktimave të pafajshme Sabiha Kasimati, Tefik Shehu, Pjetër Guraziu, Jonuz Kaceli, Anton Delhysa, Haki Kodra, Gafur Jegeni, Myftar Jegeni, Manush Peshkëpia, Reiz Selfo, Qemal Kasaruho, Zyhdi Herri, Gjon Temali, Petro Konomi, Niko Lezo, Pandeli Nova, Thoma Katundi, Mehmet Shkupi, Ali Qorralliu, Fadil Dizdari, Hekuran Troka dhe Lluka Rashkoviç, masakra e 26 shkurtit 1951, na kujton sot se demokracia duhet të mbrohet çdo ditë dhe me çdo sakrificë sepse “një popull që fle në demokraci, rrezikon që një ditë të zgjohet në diktaturë”.

Ndaj 25 prilli do të jetë Dita e Triumfit të Demokracisë dhe Fuqisë së Votës të çdo qytetari të Republikës," ka theksuar Meta në përfundim.

ImageImageImage

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Vendi yne 27/02/2021 12:32

Ky u sha e u peshty pastaj u puth e u lepi kurse Tani filloi prape sharjet e peshtyrjet me Ramen.Cfare jane keta legena te pakarakter .Cfare pret nga nje president ordiner qe reklamon me bes sallakun.isha me bes sallakun peshkova me bes sallakun piva kafe me bes sallakun u shkerdheva mebes sallakun trallalaaaa

Vendi yne 27/02/2021 12:27

Si mund te flasi per demokraci dhe drejtesi ky kriminel?????

Kopetenti i Vlores26/02/2021 10:36

Une them qe do te jete para 25 Prillit, do te jete pikerisht diten kur te te arrestojne ty, hajdut

ktvut26/02/2021 10:33

te shpresojme qe te iki gjithe influenca e edi rames bashke me soros e gjithe qelbesirat e tjere qe jane pro ti.

Shto koment

Denonco