Basha tregon darkën me Kim: Ne synonim heqjen e vizave me SHBA

Basha tregon darkën me Kim: Ne synonim heqjen e vizave me SHBA

21:25, 28/12/2020
A+ Aa A-

Kryetari i opozitës, Lulzim Basha foli në Çim Peka LIVE për darkën e tij me ambasadoren amerikane, Yuri Kim. Ai tha se kjo darkë kishte fokus marrëdhëniet me SHBA, duke u ndalur te çështja e investimeve të huaja në Shqipëri.

“Partnerët tanë ndërkombëtarë janë të zhgënjyer nga dështimet në të gjitha fushat ku ata kanë investuar, përfshirë reformën në drejtësi, integrimin europian dhe investimet e huaja në vend.

Nuk ka diplomat në Tiranë që të ketë iluzione sa i përket situatës shumë të vështirë në raport me integrimin europian në të cilën e ka vënë Shqipërinë Edi Rama.

Raportet e Departamentit të Shtetit, Bashkimit Europian tregojnë se në fushat me rëndësi kritike për nisjen e negociatave për anëtarësimin në BE, Shqipëria ka dështuar plotësisht. Këto raporte janë qëndrimet reale të diplomacisë së vendeve dhe institucioneve ndërkombëtare,” tha Basha.

“Të mos harrojmë se pas liberalizimit të vizave me BE-në, ne kishim si objektiv liberalizimin e vizave me SHBA.

Shqipëria duhet të ndryshojë në bashkëpunim me partnerët tanë strategjikë, siç janë SHBA.

Me këta partnerë me të cilët hoqëm vizat, ne do të mundësojmë që shqiptarët të ndjejnë benefitet me partnerët euroatlantikë, në radhë të parë te ekonomia.

Sa herë shkoj në Berlin më këndojnë të njëjtën këngë: pse në Maqedoni investohen 3 miliard euro dhe në Shqipëri vetëm 300 milionë,” tha Basha.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco