Rama duke bërë blerje në Nju Jork: Nuk isha as te Guçi, as te Çuçi

Rama duke bërë blerje në Nju Jork: Nuk isha as te Guçi, as te Çuçi

12:52, 15/12/2020
A+ Aa A-

Kryeministri Rama iu përgjigj publikisht interesimit të gazetarëve që e pyetën në lidhje me fotot e tij të publikuara në rrjet, teksa bënte pazar në Nju Jork, në një kohë që pritej të zhvillonte një takim me CEO-n e Pfizer për të siguruar vaksinën anti-Covid.

Rama u shpreh se për tre ditë Nju Jork kishte karantinë të detyruar dhe se nuk ishte fotografuar në asnjë dyqan markash, por në një dyqan bojërash.

“Për pazarin tim meqë më keni parë duke bërë pazar në Amerikë. Kemi shkuar në Nju Jork 3 ditë para takimit se rregulli i shtetit të Nju Jorkur është karantinim 3 ditë para se të dalësh e të bësh ça ke për të bërë. Shkova tre ditë para, me mirëkuptimin e tyre nuk ishim komplet të burgosur, por s’më keni parë as te Guçi as te Çuçi, kam bërë foto në një dyqan bojërash kancelarie, edhe sikur te isha në dyqan tjetër nuk do ishte ndonjë krim”, tha ai.

Rama ka sqaruar vendimin për pensionin e veçantë 61 mijë lekë për babain e Klodian Rashës, pasi i biri iu vra nga një polic një javë më parë.

Në VKM përcaktohet se Klodian Rasha ‘’humbi jetën aksidentalisht’’, teksa Rama deklaroi se ishte përplasje aksidentale dhe i riu nuk ishte objekt i një misioni policor.

Sipas Ramës, qeveria nuk merr atributet e gjykatës dhe se nuk ka përcaktuar përfundimisht përcaktimin e vrasjes.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco