Ambasadorja e Suedisë, kritika të forta për dhunën e policisë ndaj medias

Ambasadorja e Suedisë, kritika të forta për dhunën e policisë ndaj medias

15:13, 14/12/2020
A+ Aa A-

Ambasadorja e Suedisë në Tiranë, Elsa Hastad,  ka shprehur mbështetjen e saj ndaj gazetarëve duke ngritur shqetësimin për arrestimin e gazetarëve Xhoi Malësia dhe Qamil Xhani.

Në një postim në Twitter, Hastad  shkruan:

‘Suedia qëndron për të drejtën e çdo gazetari për të bërë punën e tij të lirë nga dhuna dhe ngacmimi, çdo ditë të vitit! Ne jemi të shqetësuar kur mësojmë se Xhoi Malësia & Qamil Xhani u ndaluan të raportonin ndërsa mbulonin protestën’.

Gjatë protestave të fundit, policia arrestoi kryeredaktorin e gazetës Koha Jonë pranë redaksisë duke fotografuar arrestimin e disa të rinjve si dhe gazetarin e Ora News, Xhoi Malësia.

Pas kësaj ngjarjeje, Presidenti i bëri thirrje prokurorisë të hetojë dhunën ndaj gazetarëve dhe ka kërkuar reagim nga organizatat ndërkombëtare të gazetarëve.

Edhe kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka informuar ditën e sotme Parlamentin Europian për dhunën e policisë kundër gazetarëve.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco