Protesta të forta në Shkodër, Rama: Fajin e ka Iliri me Saliu!

Protesta të forta në Shkodër, Rama: Fajin e ka Iliri me Saliu!

13:07, 12/12/2020
A+ Aa A-

Ndërkohë që në qytetin e Shkodrës një protestë e nisur paqësore, ka agravuar në shkatërrimin dhe djegien e selisë së Partisë Socialiste, kryeministri Edi Rama ka reaguar menjëherë duke e drejtuar gishtin te presidenti Ilir Meta dhe ish-kryeministri Sali Berisha.

Nëpërmjet disa postimeve të njëpasnjëshme në “Twitter”, Rama shkruan se sipas Ilir Metës policia nuk duhet të reagojë, por të dorëzojë Tiranën dhe veten në duart e dhunuesve.

“Sipas Ilir Metës, policia nuk duhet të reagojë, po duhet të dorëzojë Tiranën dhe veten në duart e dhunuesve të verbër, që ai bashkë me Saliun të bëjnë Lulin dhëndërr të pushtetit dhe Monikën arkëtare të shtetit, si në kohët e arta të bashkëqeverisjes me plumba mbi protestuesit”, shkruan Rama mes të tjerave.

"Por Iliri dhe Saliu duhet ta harrojnë se e kthejnë prapë Shqipërinë për përsheshin e tyre dhe sado ëndrra të shohë Luli duke mbajtur lugën në dorë që t’i vijë gjella e Monikës, Shqipëria do të vazhdojë drejt përpara, me mund e durim, për t’u bërë ajo që duan fëmijët e saj!” shkruan Rama në Twitter.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco